Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKSTREMITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ekstrem. Ekstremiteti i përplasjeve. Në thelb i dënoj të dyja ekstremitetet. Thirrja për heqje dorë nga ekstremitetet. S’duhet kaluar në ekstremitete të asaj natyre.
2. mjek., biol. kryes. sh. Gjymtyrë. Sëmundje në ekstremitete. Paralizim i ekstremiteteve.
PARALÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mjek. Humbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së një gjymtyre a të një organi për të lëvizur, për të vepruar e për të ndier, e cila shkaktohet nga një sëmundje që godet sistemin nervor. Paralizë e krahut (e këmbës, e faqes). Ka paralizë. E zuri paraliza.
2. fig. Ndërprerje e veprimtarisë së gjallë dhe e zhvillimit në një fushë; humbja nga dikush e aftësisë për të punuar a për të menduar me gjallërinë e zakonshme; mpirje. Paralizë e plotë. Paralizë mendore. Paralizë ekonomike (politike).
✱Sin.: paralizim, ulokësi, mpirje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë