Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paralizë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALALI

ALALÍ,~A f., mjek. Paaftësi për të folur, memecëri e plotë si pasojë e dëmtimitdisa pjesëvetrurit; paralizë e kordave të zërit. Alalia motorike. Trajtimi i alalisë.

APOPLEKSI

APOPLEKSÍ,~A f., mjek. Goditje e papritur në tru, që i shkakton dëmtimerënda; bllokim i një ene gjaku në tru, që shkakton hemorragji ose pakësimgjakut, paralizë ose humbjen e vetëdijes; gjakderdhje në tru, trombozë. Simptomat e apopleksisë. Trajtimi i apopleksisë. Faktorët e rrezikut për apopleksi. Apopleksi e trurit. Pësoi apopleksi.

BULBOR

BULBÓR,~E mb. 1. bot. Që ka bulb; qepor, bulbar. Bimë bulbore. Rrënjë bulbore.
2. anat. Që ka të bëjë me bulbin, që lidhet me bulbin, i bulbit; që ka trajtën e bulbit, qepor. Nervi bulbor. Qendra bulbore. Paralizë bulbore. Pjesa bulbore e nervit.
3. Që ka formën e bulbit. Kupolë bulbore. Kolonaholla me baza bulbore.

DAMLLOSJE

DAMLLÓSJ/E,~A f., bised. Gjendja kur damllosem; humbje e ndjenjave, bllokim i frymëmarrjes dhe i qarkullimitgjakut; paralizim nga damllaja; goditje. Pas damllosjes, këmba e tij nuk funksiononte si më parë. Damllosje e krahutdjathtë.
Sin.: paralizë, paralizim, goditje, pikë.

HEMIPAREZË

HEMIPARÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Humbje e pjesshme e forcës muskulorenjërën anëtrupit, zakonisht për shkakdëmtimit neurologjik; paralizë e pjesshmeprek njërën anëtrupit.

LARINGOPLEGJI

LARINGOPLEGJÍ,~A f., mjek. Paralizë e laringut, gjendje kur muskujt e laringut humbasin aftësinë për të lëvizur normalisht. Pacienti shqetësohej për laringoplegjinë. Mjekimi shkaktoi laringoplegji.

NDRYMJE

NDRÝMJ/E,~AII f. Paralizë parciale.

NDRYMË

NDRÝM/Ë (i), ~E (e)II mb. është goditur nga një paralizë e pjesshme.

PALATOPLEGJI
PANUKËLL

PANÚK/ËLL,~LLA f. Paralizë. I rëntë panuklla!

PARALIZOJ

PARALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek., zakon. v. III Bën që të humbasë aftësinë për të lëvizur dhe ndjeshmërinë ndaj ngacmuesve të jashtëm, ia mbërthenvend një organ a një pjesëtrupit; i shkakton paralizë. I paralizoi krahun (këmbën).
2. fig., vet. v. III Ia ndërpret veprimtarinë e gjallë, zhvillimin e përparimin në një fushë, e ndalvend, e bënngecë. E paralizoi ekonominë (industrinë). Paralizoi qarkullimin (lëvizjen, tregtinë).
3. fig. I heq mundësinëveprojë lirisht, e mbërthejvend. I kishte paralizuar frika.
Sin.: mpij, gozhdoj, bllokoj, ngrij, damllos, shitoj, nguros, shuplak, shkel, ndal, ngec, mbërthej.

PARALIZUES

PARALIZÚES,~E mb. 1. mjek. shkakton paralizë.
2. fig. sjell ndërprerjen e veprimtarisëgjallë e të zhvillimit etj.; që nuk të lë të veprosh lirisht, që të mbërthenvend. Veprime paralizuese.
Sin.: bllokues, gozhdues, shitues, rrëgjues, mpirës, mbërthyes, ndërprerës.

PARALIZË

PARALÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mjek. Humbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së një gjymtyre a të një organi për të lëvizur, për të vepruar e për të ndier, e cila shkaktohet nga një sëmundjegodet sistemin nervor. Paralizë e krahut (e këmbës, e faqes). Ka paralizë. E zuri paraliza.
2. fig. Ndërprerje e veprimtarisëgjallë dhe e zhvillimit në një fushë; humbja nga dikush e aftësisë për të punuar a për të menduar me gjallërinë e zakonshme; mpirje. Paralizë e plotë. Paralizë mendore. Paralizë ekonomike (politike).
Sin.: paralizim, ulokësi, mpirje.

PARAPLEGJI
PAREZË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.