Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIPARALELOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET gjeom. Paralelogram vetëkryqëzues; katërkëndësh me dy çifte të kundërta brinjësh me gjatësi të barabarta, por që nuk janë paralele; kund. paralelogram. Lidhje e antiparalelogrameve për të stabilizuar kthesat.
GNOMÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Orë diellore që tregon kohën me pozicionin e hijes.
2. Figurë gjeometrike, pjesa e një paralelogrami e mbetur kur nga këndi i tij hiqet një paralelogram i ngjashëm.
PARALELEPIPÉD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjeom. Trup gjeometrik me gjashtë faqe dy nga dy paralele, baza e të cilit është katërkëndësh kënddrejtë ose një paralelogram. Vëllimi i paralelepipedit. Faqet e paralelepipedit.
ROMB,~I m. sh. ~E, ~ET gjeom. Paralelogram me brinjë të barabarta, me dy kënde të ngushta e dy të gjera. Sipërfaqja e rombit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë