Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PJÉRRËT (i, e) mb. 1. Që shmanget nga drejtimi pingul ose horizontal, që zbret tatëpjetë ose shtrihet përpjetë jo në vijë të pingultë, që nuk është as i sheshtë as i pingultë, i anuar (për një vend a sipërfaqe). Vend (truall) i pjerrët. Arë (tokë, fushë) e pjerrët. Rrugë (shumë) e pjerrët. Brigje të pjerrëta. Shkrim i pjerrët. Vjen i pjerrët.
2. gjeom. Që shmanget nga drejtimi horizontal ose i pingultë (për një vijë a për një rrafsh). Vijë e pjerrët. Rrafsh i pjerrët. Prizëm i pjerrët. Paralelepiped i pjerrët.
✱Sin.: i prirët, i pjerrë, pjerrak, i anuar, i tërthortë, tërthor, i shulët, i varur, i shtrembër, i shtrembëruar, i tatëpjetë, thikë, i thiktë, i thyer, i thyeshëm, i rrëmejtë, i rrëpirët, i kithët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë