Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARALAJMËRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Paralajmëtare. Paralajmëruese e fitores.
PARALAJMËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që me punën a me veprimtarinë e saj bën hapat e para në një fushë të pashkelur ose bëhet zëdhënëse e së ardhmes. Paralajmëtaret e pranverës. Paralajmëtare e zhvillimeve të reja në vend.
2. Dikush a diçka që shërben si tregues se së shpejti do të ndodhë një ngjarje, do të shfaqet një dukuri etj., shenjë paralajmëruese. Paralajmëtare e revolucionit kibernetik.
PARARÉNDËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që me punën e veprimtarinë e saj përgatit rrugën e zhvillimin në një fushë të caktuar të jetës shoqërore, shkencore etj.
2. Paraardhësja i një rryme të mendimit a i një lëvizjeje politike, kulturore etj.
3. Ajo që vjen para një tjetri, paraardhëse; kund. pasardhëse. Në gjurmët e pararendësve.
✱Sin.: paraardhëse, paralajmëtare, parapërgatitëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë