Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARALAJMËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Paralajmëtar. Paralajmëruesi i pranverës.
PARALAJMËRÚES,~E mb. 1. Që shërben për t’i njoftuar dikujt diçka me kohë që t’i dalë përpara; që e lajmëron dikë më parë për diçka që i kanoset. Fjalë paralajmëruese. Komanda paralajmëruese komandë që tërheq vëmendjen për të qenë i gatshëm ose që tregon se çfarë duhet zbatuar më pas.
2. Që shërben si shenjë se së shpejti do të ndodhë a do të bëhet diçka, që tregon se diçka është afër. Shkëndija paralajmëruese. Shenja paralajmëruese.
3. Që bëhet për t’i tërhequr vëmendjen dikujt se do të merren masa po ta përsëritë të njëjtin gabim, vëmendjetërheqës. Vërejtje paralajmëruese.
✱Sin.: paralajmëtar, sinjalizues, zgalem.
PARARÉNDËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që me punën e veprimtarinë e tij përgatit rrugën e zhvillimin në një fushë të caktuar të jetës shoqërore, shkencore etj. Veprat e pararendësve.
2. Paraardhësi i një rryme të mendimit a i një lëvizjeje politike, kulturore etj. Pararendësit e Rilindjes sonë Kombëtare.
3. Ai që vjen para një tjetri, paraardhës; kund. pasardhës. Në gjurmët e pararendësve.
✱Sin.: paraardhës, paralajmëtar, parapërgatitës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë