Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÓV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT det. Enë metalike e zbrazët në trajtë fuçie a në ndonjë trajtë tjetër, që rri mbi ujë dhe që vihet në det a në liqen, zakonisht jo shumë larg bregut, si shenjë paralajmëruese ose si mbështetje ku lidhen përkohësisht anijet e vogla. Bova e sinjalit. Bova e fenerit. Hedh bovat.
FANTÁZM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Hija e një të vdekuri që u përhihet njerëzve të sëmurë nga ana psikike ose njerëzve besëtytë; lugat, hije. Thoshte se iu shfaq një fantazmë. Dukej si fantazmë.
2. fig. Diçka që përfytyrohet si paralajmëruese e një të keqeje, diçka që ndjell një të keqe, hije e keqe. Fantazmat e krizës.
✱Sin.: hije, lugat, abe, shajni, përhijim.
NISHÁN,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shenja që përpiqemi ta godasim kur shtiem. Vë nishan. Qëlloi në nishan. Ka nishan është i zoti për të qëlluar, qëllon mirë në shenjë. E vuri në nishan i drejtoi armën për ta qëlluar. Mori nishan shënoi; përcaktoi vijën më të mirë për të goditur diçka. Një nishan pushke (dyfeku) largësi aq sa e rrok plumbi.
2. Njollë e vogël a kokërr me ngjyrë të errët në lëkurën e fytyrës ose të trupit, të cilën e ka njeriu prej lindjes, ose që del gjatë jetës; mbresë që mbetet nga një sëmundje ose nga një plagë; qukë. Nishan me qime. Ka një nishan të zi në mjekër. I la lia nishane në fytyrë.
3. etnogr. Unazat e dhuratat e tjera që shkëmbehen me rastin e fejesës, shenjë. Shkëmbimi i nishaneve. I dërgoi nishanet. Ktheu nishanin prishi fejesën.
4. Shenjë për të dalluar diçka nga një tjetër. Nishan dallues. I bëri një nishan. I vuri nishan. S’ka ndonjë nishan. Nishanet e mishit pjesët më të mira të një mishi të therur, që u jepen miqve sipas rëndësisë që kanë në një gosti. Kryet e dashit është një nga nishanet më të rëndësishme.
5. vet. sh. Shenja paralajmëruese. Nishane të mira (të këqija). Siç duken nishanet...
6. vjet. Dekoratë. Nishan ari. E kishte gjoksin tërë nishane. Nuk i pranonin nishanet e sulltanit.
✱Sin.: shenjë, njollëz, pullë, lot, lez, follë, zhibël, lyth, yll, qukë, avrapë, shollondur, unazë, dhuratë, medalje.
♦ (Humbi) pa *nam e pa nishan (dikush a diçka). I humbi (s’i gjendet) nishani (diçkaje) nuk ka mbetur asgjë, nuk ka mbetur as edhe një i vetëm; (humbi) pa nam e pa nishan. Sa një nishan dyfeku shumë afër, jo larg; një vrap pele (gomari). E vuri në nishan (dikë) e ka vendosur që ta godasë a ta dëmtojë; e ka vënë (e ka) në shenjë.
PARALAJMËRÚES,~E mb. 1. Që shërben për t’i njoftuar dikujt diçka me kohë që t’i dalë përpara; që e lajmëron dikë më parë për diçka që i kanoset. Fjalë paralajmëruese. Komanda paralajmëruese komandë që tërheq vëmendjen për të qenë i gatshëm ose që tregon se çfarë duhet zbatuar më pas.
2. Që shërben si shenjë se së shpejti do të ndodhë a do të bëhet diçka, që tregon se diçka është afër. Shkëndija paralajmëruese. Shenja paralajmëruese.
3. Që bëhet për t’i tërhequr vëmendjen dikujt se do të merren masa po ta përsëritë të njëjtin gabim, vëmendjetërheqës. Vërejtje paralajmëruese.
✱Sin.: paralajmëtar, sinjalizues, zgalem.
PARALAJMËRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Paralajmëtare. Paralajmëruese e fitores.
PARALAJMËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që me punën a me veprimtarinë e tij bën hapat e para në një fushë të pashkelur ose bëhet zëdhënës i së ardhmes. Paralajmëtarët e lirisë. Paralajmëtarët e Rilindjes.
2. Dikush a diçka që shërben si tregues se së shpejti do të ndodhë një ngjarje, do të shfaqet një dukuri etj., shenjë paralajmëruese. Paralajmëtari i pranverës. Paralajmëtari i furtunës.
PARALAJMËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që me punën a me veprimtarinë e saj bën hapat e para në një fushë të pashkelur ose bëhet zëdhënëse e së ardhmes. Paralajmëtaret e pranverës. Paralajmëtare e zhvillimeve të reja në vend.
2. Dikush a diçka që shërben si tregues se së shpejti do të ndodhë një ngjarje, do të shfaqet një dukuri etj., shenjë paralajmëruese. Paralajmëtare e revolucionit kibernetik.
PREKURSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pararendës, paraardhës.
2. Shenjë paralajmëruese.
3. kim. Substancë nga e cila formohet një tjetër, veçanërisht nga reaksioni metabolik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë