Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paralajmëruar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AEROTERRORIZËM
ALARMOHEM

ALARM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shqetësohemtepërmi, frikësohem shumë për diçkandodh ose që mund a pritetndodhë, më prishet gjaku; vihemalarm për të paralajmëruar një rrezik ose një ngjarje shqetësuese. Alarmohem për gjendjen (për shëndetin). Alarmohet kot fare. Autoritet u alarmuan.
2. pës. e ALARMÓJ. U alarmova sapo dëgjova sirenën. U alarmua opinioni publik.
Sin.: paralajmërohem, lajmërohem, shqetësohem, frikësohem, trembem.

ARDHJE

ÁRDHJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi i të ardhurit; veprimi kur vij. Ardhja e papritur (e shpejtë). Ardhja e ujit (e dritës). Ardhja e miqve. Ardhja e brumit (e tokës). Ardhja e turshisë. Ardhjafuqi. Me ardhjen e tij. Vajtje e ardhje. Njoftoj (lajmëroj) ardhjen. Ardhje e paralajmëruar.
2. Veprimi sipas kuptimevefoljes vij.
3. vjet. E ardhur1.

DRU

DRU,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Trung ose degë druri; pjesë e prerë nga trungu, nga degët ose nga rrënjët e drurëve a të pemëve, që përdoret për t'u djegur, për ndërtim etj. Dru e thatë (e njomë). Dru të prera (të çara, të sharruara). Dru të holla (të trasha, të gjata, të shkurtra). Dru ahu (dushku, shkoze, lisi). Fusha e druve. Makina e druve. Stivë drush. Një krah (një barrë) dru. Preu (çau) dru. Shkurtoi drutë. Ngarkon (shkarkon) drutë. U ndezën drutë. I hedh dru zjarrit. Një dru e shtrembër rrëzon (prish) gjithë stivën. (fj. u.). Bëj dru e digj, bëj hi e hiq. (fj. u.).
2. edhe fig. Shkop i trashë; hu, dajak, kopaçe. Drunjtë e gardhit. Drunjtë e qerres. Nguli një dru. E rrah me dru. Hëngri një dru të mirë. I dha (i hoqi) një dru. Kush ka tru, s’ha dru. (fj. u.).
3. Druri. Degët (rrënjët) e drusë. S’merr vesh druja. I vuri drunë derës. Drujazjarr, vihet nga e mbara. (fj. u.). Sa gjethe ka druja – aq halle ka gruaja. (fj. u.).
S’i bën drutë *të gjata (dikush). I do drutë *të shkurtra (dikush). Ashtu i do mushka drutë duhet bërë ashtu, sepse ashtu duhet; hapur, pa dredha; sipas kokës (i vënë) festen (dikujt). I gjeti mushka drutë keq. gjeti atë që kërkonte dikush, e pësoi siç e meritonte, mori përgjigjen a dënimin e duhur. Hëngri (mori) një dru (të mirë) (dikush) u rrah keq; u mund keq, humbi keqas (në një lojë, në një ndeshje, në një betejë etj.); hëngri dajak; hëngri kopaçe. I hedh dru zjarrit (dikush) e ndezshumë sherrin, bënmarrëveshjet e grindjet ndërmjet dy vetave a dy palëveacarohenshumë; i hedh benzinë zjarrit; luan (trazon) urët; shtyn (shkrep, ngacmon) urët. I dha (i hoqi) një dru (një hu) të mirë (të shëndoshë) (dikujt) e rrahu keq a e qortoi rëndë; e mundi keqas, e theu për turp; i dha (i hoqi) një dajakmirë; i dha (i hoqi) një hu të mirë; i hoqi një dredhë. I ka drutë *të thata (dikush). S’më lagen drutë nuk më prishet puna, nuk bëhem merak fare për diçka; s’e prish gjakun; s’e prish terezinë; aq më bën; s’më djersin veshi; nuk më prishet gjiza iron. bised. S’kish një dru të vriste miun (dikush) ishte shumë i varfër; s’kish zjarrvatër; s’kishte ku të lidhte kokrrën e kripës. Merr dru e digj, merr hi e hiq iron. shih digj dru e hiq hi! iron. Pëlcet *gur e dru (dikush). Pret dru e shet ashkla (dikush) është tahmaqar e dorështrënguar, kërkonnxjerrë sa më shumë fitime për vete; ka plot, por nuk të jep gjë. I pret drutë *shkurt (dikush). I pret drutë *të shkurtra (dikush). Shkurtoja drutë! (dikujt) mos ia zgjat më tej, preja shkurt (fjalët etj.). E shtroi (e shqepi, e zhdëpi, e ngordhi) në dru (dikë) e rrahu për vdekje; i theu dhëmbët; i nxori shkumë nga goja; e bëri për lemzë. I tregon drunë (dikujt) e kërcënon; e frikëson, duke e paralajmëruar për dhunë. I vuri drunë (dikujt) mospërf. e përzuri me të keq (nga shtëpia, nga një vend etj.); e përjashtoi (nga një organizatë, nga një mbledhje etj.); i vuri dajakun.

FJALËZI

FJALËZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që ndjell a shkakton zi me fjalë; ndjellakeq. Fjalëzinjtë kishin paralajmëruar ndodhiçuditshme.
2. Ai që i ka fjalët shumëkëqija e të rënda. Fjalëziut iu larguangjithë.

HAKËRRUES

HAKËRRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që përpiqet t’i futë frikën dikujt me fjalë a me veprime, duke e paralajmëruar se do të përdorë mjete shtrënguese; ai që përbën një kërcënim, kërcënuesi, kanosësi.
Sin.: kërcënues, kanosës, frikësues.

HAKËRRUESE
HATA

HATÁ,~JA f. sh. ~A, ~TË bised. 1. Fatkeqësi e madhe, kob; diçka shumë e keqendodh (zakonisht për vdekje, vrasje, shkatërrime etj.); mynxyrë, kërdi. I ndodhi një hata. E gjeti (e zuri) hataja. Ç'qe kjo hata! Kishte paralajmëruar se do u bënte hatanë. Bëri hatanë bëri kërdinë; bëri namin. Me hata me pahir, me të keq. Sa një hata shumë i madh.
2. edhe fig. Tmerr. I futi hatanë. I hyri hataja.
3. si ndajf. Shumë. Ishte e bukur hata. I pëlqeu hata. Ishte i lodhur hata.
4. si ndajf., bised. Shumë mirë, mrekulli. E kaluan kohën hata. Punon hata. Hata fare!
Sin.: mynxyrë, fatkeqësi, kob, frikë, nam, kiamet, tmerr, zhurmë, shumë, tepër, mrekulli.
Bëri hatanë (dikush) bised. 1. Vrau dikë a shkatërroi diçkashtrenjtë; bëri një dëm të madh a solli një fatkeqësi; bëri kërdinë duke vrarë e duke prerë; bëri namin; bëri gurin e gjakut. 2. Bëri zhurmëmadhe sikurkishte ndodhur diçka e tmerrshme; i zmadhon tej mase gjërat, i fryu; bëri kiametin. 3. (diçka). Më prishi shumë punë që nuk e kam dikë a diçka, më bëri dëm të madhiku a që më mungon; preu krahët. Hata e madhe fort! iron. shih punë e madhe fort! iron.

KAMBANË

KAMBÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet i rëndë tingëlluestrajtën e një zileje, që ka brenda një gjuhëzlëvizshme, nga goditjet e së cilëskëtë mjet dalin tingujfuqishëm me oshtimë. Kambana e kishës. Kambanat e Vatikanit. Tingëllima e kambanës.
2. Tingëllima me oshtimëdel nga goditjet e këtij mjeti. Bie (dëgjohet) kambana dëgjohet tingëllima e këtij mjeti.
3. fig. Paralajmërim a sinjal për një ndodhirëndësishme e të papritur. Është kambanë kushtrimi (alarmi). Kambana e fitores.
4. si mb. Që ka formën a trajtën e këtij mjeti tingëllues; që tingëllon a buçet fuqishëm si ky mjet; kambanor. Lule kambanë (bot.) lulekëmborë. Me zë kambanë (bised.).
Sin.: sinjal, tingëllimë, kambanor.
I bie kambanës lëshoj kushtrimin; bëj thirrje me shqetësim a paralajmëroj haptas e me të madhe për diçkakeqe që do të ndodhë. I bie një kambane (dikush) thotënjëjtën gjë, përsërit gjithnjë po atë mendim a po atë kërkesë; i bie fyellit në një vrimë. Po i bien kambanat (dikujt) ështëpragvdekjes a të dështimit të plotë; i ka ditëtnumëruara (dikush). Ra kambana e vdekjes (për dikë a për diçka) i erdhi fundi; i erdhi shkatërrimi. Kambanë alarmi libr. mjet a mënyrë për të paralajmëruar diçkarëndësishme, të rrezikshme, të ngutshme etj. Kambanë e prishur (e thyer) përb. njeri llafazan, që s’i pushon goja, që s’di ç’thotë e që i mërzittjerët; teneqe e shpuar. Vë kambanën (dikush) shih vë tellallin (dikush).

PARADODITSHËM

PARADODÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. është i disa ditëveparë; disaditësh. Shqetësim i paralajmëruartakimin e paradoditshëm.

PARALAJMËRUAR
SIRENË

SIRÉN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Pajisjelëshon tingujmprehtë e të vazhdueshëm dhepërdoret si mjet për të dhënë alarmin, për të paralajmëruar ose për të njoftuar diçka. Sirenë e vjetër. Ranë sirenat për alarm. Sirena e lokomotivës së trenit po afrohej gjithnjë e më shumë. Sirena e alarmit mbushi gjithë qiellin. Ra sirena për të filluar pushimin e drekës.
U bie sirenave të alarmit libr. shih jap kushtrimin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.