Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASPIRANTÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Periudha e specializimit ose e studimeve të larta pasuniversitare për arritjen e titujve akademikë ose të atyre profesionalë; fazë e thelluar e kërkimeve shkencore të mësimdhënies ose të trajnimeve profesionale si parakusht për mbrojtjen e doktoratës. Jam në aspiranturë.
EKZISTÉNC/Ë,~A f., libr. 1. Të qenët e dikujt a të diçkaje; të ekzistuarit. Ekzistenca e botës. Ekzistenca e planetëve. Ekzistenca e njeriut. Nuk e ka konfirmuar ekzistencën e saj. Parakusht i domosdoshëm për ekzistencën e njeriut.
2. Jetesë; rrojtja. Mjetet e ekzistencës. Lufta për ekzistencë. Mezi e siguron ekzistencën e saj. Lumi si pjesë e ekzistencës së tyre.
✱Sin.: qenie, të qenët, të ekzistuarit, jetë, jetesë, rrojtje, ekzistim.
PARA- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra e të përngjitura që u përgjigjet kuptimeve të ndajfoljeve përpara e para dhe shërben për të formuar:
a) emra p.sh.: parabimë, paraçlirim, paradite, paradreke, paradhënie, paradhomë, parafjalë, parafolës, parakthinë, parakusht, parapleqëri, paraprovim, pararojë, parastërvitje, parashtesë, parathënie etj.
b) mbiemra p.sh.: paraardhës, parafundor, parakapitalist, i parakohshëm, parakombëtar, parambrojtës, parashkollor, paratheksor, paraushtarak etj.
c) folje p.sh.: paracaktoj, parafytyroj, parakaloj, paralajmëroj, parandaloj, parapaguaj, parapëlqej, parapërgatit, paraqit, parashikoj, parashtroj etj.
d) ndajfolje p.sh.: parasysh etj.
PARAKÚSHT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Kusht paraprak. Parakusht i domosdoshëm. Bashkimi ishte parakushti i lirisë kombëtare.
PREMÍS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Secila nga dy pjesët e para të një silogjizmi, nga të cilat del një përfundim; diçka që është thënë më parë, nga e cila nxirret një pohim i njohur ose mbi të cilën mbështetet një përfundim. Premisë e drejtë (e gabuar). Niset nga një premisë e vërtetë.
2. Kushti paraprak i një dukurie, shenja e parë e diçkaje, rrethana fillestare prej nga nis diçka, parakusht. Premisë kryesore (themelore, e rëndësishme). Premisat politike (ekonomike, historike). Krijon premisat e nevojshme.
STILISTÍK,~E mb., gjuh. let. 1. Që ka të bëjë me stilin, i stilit. Shtresëzimi stilistik i gjuhës ishte një prej tipareve që e bënin të veçantë veprën. Studiuesi analizoi mjetet stilistike të përdorura në tekst. Figurat stilistike ishin të shumëllojshme. Zbatimi i normës stilistike, përbënte një parakusht për shkrimin e një teksti të mirë.
2. Që ka të bëjë me stilistikën, që lidhet me stilistikën. Figurat stilistike në tekst ishin të shumta. Analiza stilistike që iu bë veprës, i shpalosi më qartë vlerat e saj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë