Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NËNKUPT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Merret vesh, kuptohet vetiu diçka që nuk është shprehur qartë dhe në mënyrë të hapur, vetëkuptohet. Lë të nënkuptohet.
2. pës. e NËNKUPTÓJ. Kjo nënkuptohet nga të gjithë.
✱Sin.: supozohet, parakuptohet.
PARAKUPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur parakuptoj ose kur parakuptohet.
PARAKUPTÚAR (i, e) mb. Që është parakuptuar a që parakuptohet.
►SUPOZÓ/HET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Merret diçka si pikënisje, duke e quajtur si të vërtetë për të provuar një hipotezë. Foto që supozohet se tregojnë realitetin. Vendet që supozohet të jenë hapësira të sigurta. Ato supozohet të kenë në dorë jetën e pacientëve.
2. pës. e SUPOZÓJ. Zgjidhja u supozua në disa variante.
✱Sin.: hamendësohet, parakuptohet, nënkuptohet, besohet, pandehet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë