Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARA- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra e të përngjitura që u përgjigjet kuptimeve të ndajfoljeve përpara e para dhe shërben për të formuar:
a) emra p.sh.: parabimë, paraçlirim, paradite, paradreke, paradhënie, paradhomë, parafjalë, parafolës, parakthinë, parakusht, parapleqëri, paraprovim, pararojë, parastërvitje, parashtesë, parathënie etj.
b) mbiemra p.sh.: paraardhës, parafundor, parakapitalist, i parakohshëm, parakombëtar, parambrojtës, parashkollor, paratheksor, paraushtarak etj.
c) folje p.sh.: paracaktoj, parafytyroj, parakaloj, paralajmëroj, parandaloj, parapaguaj, parapëlqej, parapërgatit, paraqit, parashikoj, parashtroj etj.
d) ndajfolje p.sh.: parasysh etj.
PARAKALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parakaloj dikë a diçka ose parakalohet dikush a diçka. Ndalohet parakalimi me automjet!
2. Ecja e organizuar, zakonisht në rreshta, e punonjësve ose e trupave ushtarake dhe e mjeteve të ndryshme para një tribune në raste festash kombëtare, përvjetorësh etj. Parakalim festiv. Parakalimi i forcave ushtarake. Dita e parakalimit.
TEJKAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kaloj a kapërcej parashikimet, normën e vendosur, afatin e caktuar, caqet e diçkaje etj. Tejkaluan normën. E tejkaloi shpejtësinë e lejuar. Tejkaloj masën. Tejkalon shpejtësinë e zërit.
2. Parakaloj me mjet udhëtimi një mjet tjetër, lë prapa diçka. Tejkaloi autobusin.
3. sport. Përmirësoj, kapërcej, thyej. Tejkaloj një rekord.
✱Sin.: kapërcej, parakaloj, përmirësoj, thyej, kapërcej.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë