Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARAFRAZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET let. 1. Veprimi kur parafrazoj ose kur parafrazohet diçka. Bëj parafrazim parafrazoj.
2. Rrjedhimi kur parafrazoj diçka kur parafrazohet diçka. Ka shumë parafrazime. Parafrazimi i veprës (i vjershës). S’është gjë tjetër veçse një parafrazim.
PARAFRÁZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. libr. Fjali a shprehje që jep në mënyrë përshkruese kuptimin e një fjale a të një shprehjeje të caktuar, parafrazim (p.sh. “ai që shkruan këtë mesazh” ose “autori i këtij mesazhi” në vend të “unë” etj.).
2. let. Shpjegimi me fjalët e veta i një pjese letrare të vështirë a të errët; shpjegimi me fjalë të tjera i përmbajtjes së një vepre, i ideve të saj etj.
3. let. Përkthim i lirë dhe i zgjeruar i një vepre, i një vjershe etj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë