Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
APOFONÍ,~A f., gjuh. Ndërrimi i një zanoreje të mbyllur me një zanore të hapur ose i një zanoreje të përparme me një zanore të prapme gjatë eptimit morfologjik; p.sh. ndërrimi i zanoreve a me o dhe e me zanoren o në paradigmat dal-dola, sjell-solla etj. Apofonia e tingujve. Apofonia e zanoreve. Apofonia e zanoreve në gjuhët e vjetra.
EPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Veprimi kur eptoj një fjalë ose kur eptohet. Paradigma e eptimit të foljes “flas”. Pasqyra e eptimit të përemrit pronor.
2. Ndryshimi që pësojnë fjalët në trajtën e tyre gramatikore kur hyjnë në lidhje me fjalë të tjera në fjali; mënyrat e një ndryshimi të tillë dhe tërësia e trajtave të fjalës gjatë këtij ndryshimi; mbaresa e një fjale që ndryshon kur lakohet a kur zgjedhohet. Eptim emëror (foljor, përemëror). Eptim i jashtëm mbaresat e trajtave gramatikore. Eptim i brendshëm ndryshimi i trajtave gramatikore me ndryshimin e tingujve në rrënjën e fjalës. Eptim i shquar (i pashquar).
PARADÍGM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjuh. Tërësia e trajtave gramatikore që merr një pjesë e ligjëratës gjatë lakimit ose gjatë zgjedhimit dhe që shërben si model për një klasë fjalësh. Paradigma e lakimit të parë. Paradigma e zgjedhimit të dytë. Paradigma e emrit “mal”. Paradigma e foljes “shkruaj”.
2. Një përbërës i një dukurie, i një ngjarjeje, i një të tëre. Paradigma e gjuhës shqipe në veprën e Gj. Fishtës (e N. Frashërit, e N. Mjedës).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë