Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARAPËRCAKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur parapërcaktoj diçka ose kur parapërcaktohet diçka. Parapërcaktimi i përfundimit.
✱Sin.: paracaktim, paravendosje, parashikim, paralajmërim.
PARASHIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parashikoj diçka ose kur parashikohet diçka. Parashikimi i shpenzimeve. Parashikimi i dëmeve (i pasojave). Parashikimi i kohës (i motit).
2. Mendimi që shfaq dikush për diçka që mund të ndodhë në të ardhmen; ajo që dikush e merr me mend sipas disa të dhënave. Parashikimet shkencore. Parashikime me afat të gjatë. Sipas parashikimeve të tij... I kaloi (i kapërceu) parashikimet.
3. kryes. sh. Gjërat, sendet a shifrat që janë parashikuar. Parashikimet buxhetore.
✱Sin.: paragjykim, profetizim, parallogaritje, prognozë, supozim, përfshirje, profeci, parapërcaktim, paracaktim, parandjenjë.
PARATHË́NI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parathem ose kur parathuhet diçka.
2. Shkrim i shkurtër në fillim të një vepre letrare, shkencore etj., i cili jep disa sqarime për qëllimin e përmbajtjen e veprës, për parimet e idetë e saj, për rrethanat e hartimit të saj etj., vlerësime për autorin e për çështjet që trajtohen etj. Parathënie e shkurtër. Parathënie për botimin shqip. Parathënie e autorit (e përkthyesit). Lexoj parathënien.
3. vjet. Ajo që thotë parathënësi; profeci (sipas besimeve mistike fetare dhe paragjykimeve për fuqitë e mbinatyrshme).
✱Sin.: parashikim, paracaktim, shortim, profeci.
PROFETIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur profetizoj.
2. Parashikim.
✱Sin.: parashikim, parathënie, paracaktim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë