Fjalori

Rezultate në përkufizime për “parëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMË

ÁM/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Nëna, gruaja kundrejt fëmijës, gruajalind e rrit fëmijën, e ëma, mëma. E ama e tij. Ime amë. I ka ngjarë së amës. Ia thirra të amën. Më e mirë se e ama. E vajtonte e ama. Si e ama si e bija i ngjanëmës.
2. biol. Bimë ose kafshë mëmë. Pi qumësht te e ama. I shkon viçi pas së amës. Bimë amë bimë nga e cila çelin bisqet e reja. Ama e biskut (e degëzës, e filizit, e pipit). Ama e lules. b) Ama e bletës mbretëresha e bletëve. c) Pulë (patë) amë pulë (patë) që bën vezë e që shtrohet për të çelur zogj. Mbetën si zogjtë e amës mbetën jetimë.
3. anat. Vezore. Ama e gruas mitra, ani, placenta.
Sin.: nënë, ëmë, mëmë, parëz, paricë, matkë, mitër, an, tamë, placentë, qërojsë.

FARJE

FÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. bot. Lloj pemësh a perimesh, fryti i të cilave ka tul të lëngshëm e me shumë fara (si rrushi, domatja etj.). I pëlqenin farjet.
2. zool. Matka e bletës, parëz. Farja doli nga kosherja.

MATKË

MÁTK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Ama e bletës, mbretëresha, parëza; matkëz, farje. Matkë e re (e vjetër). Ikën tufa e bletëve bashkë me matkën.
Sin.: mbretëreshë, parëz, matkëz, farje, matkrronjë.

MIZËPLAKË

MIZËPLÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbretëresha e bletëve.
Sin.: parëz, matkë, mëmë, farje, paricë.

MËMË

MË́M/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gruaja kundrejt fëmijëve të vet; gruaja që ka lindur fëmijë, nënë. Mëmë e dashur (e dhembshur). Mëmë me shumë fëmijë. Gjiri (qumështi) i mëmës. Mëmë e bijë. Gjuha e mëmës është gjuha e zemrës. Mëmë e babë. Vëlla nga mëma. U mëmë lindi fëmijë. Zonja mëmë u këndonte te djepi vëllezërve të mi.
2. zool. Femra e një kafshe, që ka pjellëvogël. Mëma e qengjit.
3. zool. Mbretëresha e bletëve, matka, amza. Mizat e bletës shkojnë pas mëmës.
4. bised. Përdoret për të emërtuar vjehrrën në shenjë dashurie e nderimi ose për t’iu drejtuar me dashuri e me nderim një gruajemoshuar. Shkojmë nga mëma! Ulu këtu, mëmë!
5. anat. Ani i gruas ose i femrësgjitarëve; shtrati i pjellës. Mëma e fëmijës.
6. bot., vet. nj. Bimë me farë, që luan rolin e femrës në kryqëzimin për të nxjerrë një lloj të ri. Zgjedhin mëmën.
7. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim, gurrë, amë. Mëma e përroit.
8. fig. Burimi i diçkaje, shkaku i një dukurie ose i diçkaje tjetër, a jo që pjell diçka; zanafillë. Mëma e fitoreve. Papunësia - mëma e varfërisë. Përtacia është mëma e shumë të këqijave. (fj. u.).
9. fig. Diçkaqëndron mbitjerat (nga vlera, nga rëndësia etj.), ajoqëndronkrye; ajoështë e parë, pas së cilës vijnëtjerat ose nga e cila varentjerat. Mëma e të gjithave.
10. fig. Diçka shumë e dashur dhe e shtrenjtë. Mëma jonë, Shqipëria.
Sin.: nënë, mámi, nënoke, amë, mbretëreshë, parëz, mëmëz, farëz, farje, matkë, an, burim.

PARICË

PARÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Mbretëresha e bletëve; parëz.

PARËZ

PÁRËZ ndajf. 1. Pak kohëparë. M’u morën mendtë parëz.
2.fillim, fillimisht.

PARËZOHEM

PARËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bashkohem, afrohem ose lidhemçift me dikë, çiftohem; bëhemi dy e nga dy.
2. pës. e PARËZÓJ.
Sin.: çiftohem, çiftëzohem, bashkohem, lidhem.

PARËZOJ

PARËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I vë bashkë a i lidh dy e nga dy; i bëj çift, çiftoj. Parëzoj dy pila (elektr.).
Sin.: çiftoj, çiftëzim, bashkoj, lidh.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.