Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MARGJINÁL,~E mb. 1. Që nuk përbën thelbin e diçkaje për nga rëndësia, skajor, joqenësor; kund. i qenësishëm, qenësor. Ka pozicion margjinal në organizatë.
2. tek. Që shkruhet ose printohet në anë të faqes së letrës (për shënimet).
3. ek. Që lidhet me sipërmarrje që nxjerrin mallra me çmime që zor se mbulojnë edhe koston e prodhimit; që është thuajse me koston e prodhimit (për një produkt, për çmimin e një produkti etj.). Produkt margjinal. Biznes margjinal. Kosto margjinale. Fermë margjinale fermë që siguron vetëm një shpërblim normal të faktorëve të prodhimit.
✱Sin.: skajor, i paqenësishëm, joqenësor.
TIPÁR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veçori thelbësore e një sendi, e një dukurie etj., që e dallon atë nga sendet a nga dukuritë e tjera; veti e natyrshme dhe e përhershme e diçkaje, e një grupi sendesh etj. Tiparet kryesore. Tiparet e përbashkëta. Tipar dallues. Tipar cilësor. Tipar i qenësishëm (i paqenësishëm). Tipar i fituar tipar që formohet gjatë jetës, tipar që nuk trashëgohet prej prindërve.
2. zakon. sh. Shenjat dalluese të fytyrës (sytë, vetullat, buzët, goja, faqet, mjekra etj.), që i japin dikujt një pamje të veçantë e të ndryshme nga të tjerët; vija karakteristike të fytyrës. Me tipare të bukura (të shëmtuara). Me tipare burrërore (femërore). Me tipare të holla (të rregullta). Tiparet e fytyrës. Trashëgon disa tipare nga e ëma (nga i ati). Kanë tipare të njëjta (të ngjashme, të ndryshme).
3. kryes. sh. Veti dalluese të karakterit a të formimit të dikujt, që shfaqen në sjelljen e në qëndrimin e tij në shoqëri, në marrëdhëniet e tij me njerëzit, në punë etj.; cilësitë me vlera të dikujt. Tiparet e karakterit. Tipare të larta morale. Tipar bujarie. Tipare të trashëgueshme veti sasiore ose cilësore të prindërve, të cilat mund të shfaqet te pasardhësi. Tipare të trashëguara veti sasiore ose cilësore të fëmijës, të cilat i ka trashëguar nga nëna ose nga i ati. Tipare të trashëguara nga nëna (babai).
✱Sin.: veti, veçori, dallojë, mis, natyrë, karakteristikë, cilësi, agor, japi, anë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë