Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LUFTËDÁSHËS,~E mb. 1. Që kërkon e synon te bëjë luftë a të shpërthejë luftën, që do luftë; luftënxitës; kund. paqedashës. Klikë luftëdashëse. Qarqet luftëdashëse.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Luftëdashësit janë të rrezikshëm.
✱Sin.: luftënxitës, luftëndezës, zjarrndezës, zjarrvënës.
PAQEDÁSHËS,~E mb. 1. Që e do paqen, që lufton për ta mbrojtur e për ta ruajtur paqen, që kundërshton luftën dhe luftënxitësit. Popuj paqedashës. Vend paqedashës. Forcat paqedashëse.
2. Që synon të ruajë e të forcojë paqen, paqësor. Politikë paqedashëse.
PAQËSÓR,~E mb. 1. Që e do paqen dhe lufton për ta mbrojtur e për ta ruajtur atë, paqedashës. Vend paqësor.
2. Që nuk përgatitet për të sulmuar ose nuk kërcënon ndonjë vend a popull tjetër. Shtet paqësor.
3. Që synon të ruajë e të forcojë paqen, që nuk ka qëllime agresive; që mbështetet në marrëdhëniet e mira e miqësore ndërmjet vendeve e popujve, që nuk niset nga lufta e dhuna. Politikë paqësore. Qëllime paqësore. Marrëdhënie paqësore. Zgjidhje paqësore. Me mjete paqësore. Zgjidhje paqësore e mosmarrëveshjeve (dipl.). Asnjanësi paqësore (dipl.).
4. keq. Që është kundër revolucionit e dhunës.
5. Që bëhet në kushtet e paqes; që lidhet me një gjendje paqeje e pune ndërtimtare. Jetë paqësore. Në kushte paqësore.
6. Që lidhet me nënshkrimin e një marrëveshjeje për paqe ndërmjet shteteve a palëve ndërluftuese, që bëhet për t’i dhënë fund luftës. Bisedime paqësore.
7. Që nuk synon të grindet a t’u bjerë më qafë të tjerëve, i urtë e i qetë; që është karakteristik për një njeri të tillë. Njeri paqësor. Me frymë paqësore. Me karakter paqësor.
✱Sin.: paqedashës, i urtë, i qetë, i pasherr, pajtues, joluftënxitës, i padhunë, i padhunshëm, miqësor, dashamir, i bindur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë