Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÓB/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. zool. (lat. Helix pomatia) Lloj kërmilli që del në pranverë, zakonisht pas shiut. Bobël deti. Bobël uji. Guaskë boble. Dolën boblat. Ecën si bobla. Breshka shan boblën e kungulli tall bucelën. (fj. u.).
2. muz. Vegël frymore prej briri të gjedhit ose prej një guaske të madhe të detit, që përdoret zakonisht për të dhënë një sinjal. Bobël briri. Zëri i boblës. Bariu i bie boblës. Binte bobla fshat më fshat.
3. Pemël. Djali im i vogël-o, / Sa një koqe bobël-o. (folk.).
4. Gështenjë e paqëruar.
5. Fijëz leshi e ngjeshur si topth, që bëhet gjatë tjerrjes; kokël, kokrrizë. Lesh me bobla.
♦ Bobla pas shiut mospërf. shih kërmij pas shiut mospërf.
PAKLLAPÚAR (i, e) mb. Që është me lëvozhgë, i paqëruar. Arrë e pakllapuar.
PAPÁSTËR (i, e) mb. 1. Që ka papastërti, që nuk është i pastër; që nuk është pastruar, i ndyrë, i fëlliqur; kund. i pastër. Dhomë (klasë) e papastër. Me fytyrë (qafë) të papastër. Me duar të papastra.
2. Që nuk e mban veten pastër; që nuk mban pastërti aty ku jeton a punon; kund. i pastër. Shitës i papastër.
3. Që ka mbeturina e gjëra të tjera, të cilat e zënë, e prishin etj.; kund. i pastër. Pus i papastër. Depozitë e papastër uji.
4. Që ka grimca pluhuri, erë të keqe etj., i ndotur, i qelbur (për ajrin); kund. i pastër. Ajër i papastër.
5. Që ka lëndë të huaja të tretura a të përziera në të; jo i kulluar; i përzier; kund. i pastër. Ujë i papastër. Farë e papastër. Mineral i papastër.
6. Që të ndot, që të fëlliq; kund. i pastër.
7. fig. Që nuk është i pastër nga morali, nga sjellja etj.; kund. i pastër. E ka ndërgjegjen të papastër.
8. Që është bërë pa kujdes dhe me cilësi të dobët; që është me ndreqje e gabime; kund. i pastër. Punë e papastër. Kopje e papastër.
✱Sin.: i ndotur, i ndotë, i pistë, i fëlliqur, fëlliqash, i ndyrë, i ndytë, ndyracak, ndyraman, ndyranak, i përlyer, i qelbur, i qelbët, qelbanik, qelbac, qelbash, i laturisur, i njollosur, i zhyer, i zgjyrosur, pis, skuriq, molar, i përzier, i paqëruar, i lyer, i pafshirë, i palarë, këllirë, skuriq, derr, bërllok, zhulanjos, i akulluar, i turbullt, i turpëruar, i pakujdesshëm, i shtrembëruar.
PAQËRÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk i është hequr lëkura, cipa a lëvozhga; kund. i qëruar. Fik i paqëruar. Banane e paqëruar. Patate (mollë) të paqëruara.
2. Që nuk është pastruar nga puplat, nga luspat e nga pjesët e tjera të sipërme të panevojshme; kund. i qëruar. Pulë (patë, rosë) e paqëruar. Peshk i paqëruar.
3. Që nuk është pastruar nga përzierjet e huaja, nga papastërtitë ose nga barërat e këqija etj.; i papastruar; kund. i qëruar. Oriz i paqëruar. Pyll i paqëruar. Korie e paqëruar.
✱Sin.: i parrjepur, i pazhveshur, i pazhvoshkur, i palëvoruar, i papastruar.
PAZHVÉSHUR (i, e) mb. 1. Që s’i ka hequr rrobat, që nuk është zhveshur; kund. i zhveshur. Fjeti i pazhveshur.
2. Që nuk i është hequr lëkura a lëvorja (për pemët, farat e bimëve etj.); kund. i zhveshur. Kallëpë (kallinj) të pazhveshur. Fara luledielli të pazhveshura. Makinë për shirjen e misrit të pazhveshur.
✱Sin.: i veshur, i pazhvoshkur, i paqëruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë