Fjalori

Rezultate në përkufizime për “papunë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BATALLËS

BATÁLLËS,~E mb., bised. 1. I papunë, që sillet kot, që dredh zinxhirin. Burrë batallës.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

LIRË

LÍRË (i, e) mb. 1.gëzon liri, që nuk është i pushtuar, i shtypur a i shfrytëzuar, që nuk është i robëruar; i pavarur; i çliruar. Popull i lirë. Vend (shtet) i lirë. Krahinë (zonë) e lirë. Qytetar i lirë. Jetë e lirë.
2. Që nuk është i burgosur, i internuar ose i arrestuar. Ishte i lirë.
3. Që ka të drejtën a mundësinëveprojë sipas dëshirës së vet; që sillet a vepronmënyrënatyrshme, pa druajtje e pa ndonjë shtrëngim. Njeri i lirë. Është i lirëbëjë si të dojë. E ndjen vetenlirëskenë.
4. është i lëshuar, që nuk mbahet i lidhur ose i mbyllur, që nuk pengohet. Qentë janëlirë. Kuajt i lanëlirëkullotë.
5. edhe fig. Që nuk kufizohet, nuk pengohet a nuk ndalohet nga dikush a nga diçka. Kalim (shteg) i lirë. Zgjedhjelira. Gjueti e lirë. Det i lirë pjesa e detit ku anijet mundlundrojnë lirisht si në hapësira asnjanëse. Tregti (shitje) e lirë. Bisedë e lirë. Energji e lirë (fiz.). Pllenim i lirë (bot.). Kryqëzim i lirë i bimëve (bot.). Me sy të lirë pa përdorur mjetetjera për të parë. Shkëmbim i lirë mendimesh. Rruga ishte e lirë. Hyrja është e lirë mundhyjë kushdo pa pasur ftesë a biletë.
6.bëhet lehtë e pa ndonjë vështirësi; që nuk është ose nuk bëhet sipas disa rregullave a kërkesaveprera e të pandryshueshme; që mundvendoset, të lëvizë a të ndryshojë sipas dëshirës e pa ndonjë kufizim. Frymëmarrje e lirë. Lëvizjelira. Përkthim i lirë përkthim që nuk bëhet fjalë për fjalë sipas origjinalit. Gjuajtje e lirë (sport.) gjuajtjefutboll ose në basketboll, gjatëcilës kundërshtari nuk ka të drejtësulmojë a të ndërhyjë. Lojtar i lirë (sport.) lojtar i vijësmbrojtjeslojën e futbollit, i cili nuk mbulon ndonjë lojtarvijëssulmitskuadrës kundërshtare, por u vjenndihmë mbrojtësve të skuadrës së tij kur u ikën ndonjë sulmues për të shënuar gol. Mundje e lirë (sport.) mundje, gjatëcilës ata që ndeshen kanëdrejtëkapin kundërshtarin në çdo pjesëtrupit, t'i përdredhin gjymtyrët etj. deri sa të mposhtet ndonjëri prej tyre. Stil i lirë (sport.) stil notigarat e shpejtësisë, ku notarët mundnotojnëmënyrandryshme. Ushtrime me truplirë (sport.) ushtrime gjimnastikorebëhen duke lëvizur pjesët e ndryshmetrupitmënyra e në drejtimendryshme. Ushtar i lirë (shah.) ushtarlojën e shahut, që nuk ka përpara në kolonën e tij ndonjë ushtaranës kundërshtare. Togfjalësh i lirë (gjuh.). Theks i lirë (gjuh.). Rendi i lirë i fjalëve (gjuh.) vendosja e fjalëvefjali jo sipas një rendicaktuar e të pandryshueshëm. Varg i lirë (let.). Trup i lirë (fiz.) truplëvizhapësirë kur vepron një forcë mbi të. Rënia e lirë e trupit (fiz.) rënia e një trupi nën veprimin e forcës tërheqëseTokës ose nën ndikimin e forcësrëndesës.
7. edhe fig. I zbrazët, pa njeri a pa sende; që nuk është i zënë, që nuk përdoret nga ndokush e mundshfrytëzohet nga ndokush tjetër a për diçka tjetër; që ka mbetur bosh dhe nuk është zënë ende nga dikush tjetër; ende i paplotësuar; kund. i zënë. Dhomë (shtëpi) e lirë. Kishte disa vendelirasallë. Hapësirë (fushë) e lirë. Karrige e lirë. Telefoni është i lirë. Para (mjete monetare) të lira (fin.). Vend i lirëorganikë.
8. Që nuk është i lidhur fort; që nuk është i shtrënguar ose që nuk është i puthitur sipas trupit a pas një pjese të tij; i gjerë; kund. i shtrënguar, i ngushtë. Rrip i lirë. Lidhje e lirë. I ka këpucët (rrobat) të lira.
9. Që nuk është i zënë me ndonjë punë a me diçka tjetër; kund. i zënë. Koha e lirë. Ditën e kamlirë. Nuk kanë asnjë orë të lirë. Sot jam i lirë.
10. spec. Që nuk lëviz pjesëtjera të një mekanizmi; që nuk lidhet a nuk bashkohet me ndonjë pjesë tjetër. Rrotë e lirë me dhëmbëza (mek.). Thekëlira (bot.). Organ i lirë (bot.) organ që nuk është i ngjitur me trupin e një bime.
11. kim., fiz. Që nuk ështëlidhje kimike me diçka tjetër; që është ndarë nga atomet duke u zhvendosurhapësirën midis dy atomeve. Gaz (oksigjen, azot, squfur) i lirë. Elektron i lirë (fiz.).
12. kushton pak, që shitet me çmimulët; i vogël, i ulët (për çmimin); kund. i shtrenjtë. Prodhim (mall) i lirë. Këpucëmira e të lira.
13. fig. Që nuk është i kursyer, që i lëshon fjalët pa u përmbajtur; kund. i shtrënguar, i shtrenjtë. I lirëfjalë, i shtrënguarhesap. (fj. u.).
14. si em. m. e f. Sipas kuptimeve1, 8, 12, 13mbiemrit.
Sin.: i pavarur, liriplotë, i çliruar, i lëshuar, i zgjidhur, i çlirët, i liruar, i shpenguar, i zbrazët, i pazënë, i qëruar, i çelur, i çelët, i hapur, i pashtrënguar, i lirshëm, i shkrehur, i shtendosur, i dëlirë, i zgjidhur, i paputhitur, i papunë, i pakufizuar, i padetyrueshëm, i vogël, i ulët, i pakursyer.
Me *dorëlirë. Gjeti (ka) *fushëlirë (dikush). Gjeti *sheshlirë (dikush). Ka *dorëlirë (dikush). E ka dorënlirë (dikush) është dorëlëshuar, nuk e kursen paranë; e jep a e lëshon lehtë diçka; kund. e ka dorën shtrënguar. Ka dorëlirë (dikush) nuk e pengon asgjë dhe askush, është i lirëveprojë sipas dëshirës së vet për të bërë diçka, mundveprojë si të dojë. I lë *dorëlirë (dikujt). I lë *fushëlirë (dikujt a diçkaje). I lë *rrugë (udhë) të lirë (dikujt a diçkaje). I la *sheshlirë (dikujt a diçkaje). I lirë në *miell e i shtrenjtëkrunde (dikush). I lirë në *djathë e i shtrenjtëhirrë (dikush).

LLANGOS

LLANGÓS,~E mb. 1. Llafazan, fjalaman, fjalëmadh. Djalë llangos. Vajzë llangose.
2.leh e nuk të ha; i rrugës (për qen). Qen llangos.
3. fig., mospërf. bredh kot derëderë; i papunë. Djalë llangos.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit.

NGELI

NGELÍ mb., krahin. 1. Që i merr gjërat me nge, dembel; i ngeshëm; i papunë. Njeri ngeli.
2. si em. Ngetar. - Çfarë regjistron ky ngeli në atë bllok?

NGESHËM

NGÉSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka nge; që ka kohëlirë për diçka; që nuk është i zënë me punë; kund. i pangeshëm. Njerëzngeshëm. Kalimtarëngeshëm. Dukej i ngeshëm. Kohë e ngeshme kohë e lirë. Mos pritngrihet, është i ngeshëm ai.
Sin.: i lirë, i ngehur, i papunë.

PAPUNSHËM

PAPÚNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I papunë. Perëndiashpëtoftë nga njeriu i papunshëm. (fj. u.).

PAPUNË

PAPÚNË (i, e) mb. 1. endet kot pa bërë asnjë punë, që nuk ka me se të merret, i ngeshëm. Njeri i papunë.
2. Që nuk ështëmarrëdhënie pune, që nuk ka ose nuk gjen dot punë për të siguruar mjetet e nevojshme për jetesë. Njerëz (punëtorë) të papunë.
3. I kotë, që nuk sjell ndonjë dobi a përfitim. Punëpapuna.
Sin.: i papunësuar, i ngeshëm, endacak.

PAPUNËSUAR

PAPUNËSÚAR (i, e) mb. Që nuk është i punësuar; i papunë; kund. i punësuar.

SHKALLË

SHKÁLL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pajisje prej druri a prej metali, dy binarëgjatë paralelë të mbërthyer shul, që përdoret për t’u ngjitur diku. Shkallë e gjatë (e shkurtër, e madhe, e vogël). Shkallë dyshe. Shkallëlëvizshme. Shkallë me palosje. Shkallë druri. Shkallë metalike. Shkallë litari. Shkallët e zjarrfikësve. Një palë shkallë. Mbështet shkallën pas murit. Ngjitem me shkallë. Hipishkallë. Zbres nga shkalla. Rrëzohem (bie) nga shkallët. Shkallë litari (spec.) strukturë e krijuar me litarëpërdoretalpinizëm apo në raste emergjencash.
2. kryes. sh. Strukturë e përbërë prej një radhë shkallaresh të palëvizshme prej guri, prej betoni a prej dërrasash, që ndodhen jashtë një ndërtese a brenda saj dheshërbejnë për t’u ngjitur e për të zbritur; hapësira që zë kjo pjesëndërtesë, bashkë me parmakët e me muret mbajtëse. Shkallëlarta (të ngushta, të gjera). Shkallë mermeri (guri, betoni, dërrasash). Parmaku (basamaku, muri) i shkallëve. Në krye (në fund) të shkallëve. Laj (lyej, fshij) shkallët. Ngjit (zbres) shkallët. Përdor shkallët, jo ashensorin. Shkallët e emergjencës. Shkallët e shërbimit.
3. kryes. sh. Varg shkallaresh që përdoren për të transportuar njerëz a sende. Shkallë elektrike. Shkallët e metrosë. Shkallë lëvizëse. Shkallët e aeroportit.
4. Hyrje e përbashkët në një kat të caktuar, që përfshin disa apartamente në një ndërtesë shumëkatëshe; përmb., bised. gjitha apartamentetndodhenkëtë hyrje dhe njerëzitbanojnë në to. Shkalla e parë (e dytë...). Ndërtesë me tri shkallë. Shkallë me tri hyrje. Në cilën shkallë banon? Shkalla 2, apartamenti 4.
5. Strukturavendosurandërtesa për t’u ulur njerëzit, shkallare. Shkallët e stadiumit (e amfiteatrit) u mbushën plot. Shkallët e tribunës. Shkalla e skelës. (vjet.) vend i shtruarport, ku afrohen anijet. I zbres (i ngjit) shkallët dy e nga dy.
6. gjeogr. Udhë e përpjetë dhe e ngushtë në një grykë mali, që është si me shkallare; vend me shkëmbinj e me gurëmëdhenj në një faqe mali. Shkalla e malit. Shkalla e Tujanit (e Priskës, e Mirakës, e Valshit). Kaluan nëpër shkallë.
7. Goditje a plagë e rëndë. I dhanë një shkallë ushtrisë rivale.
8. fig. Masë, madhësi; shtrirja e diçkaje, përpjesëtim; nivel. shkallëgjerë. Në shkallëndryshme. Në shkallën e duhur. Në shkallë globale (kombëtare, ndërkombëtare, botërore). Në shkallë prefekture. Në një shkallë më të ulët (më të madhe, më të lartë). Deri në një farë shkalle. Shkalla e përhapjes. Shkalla e përgatitjes (e pjekurisë, e njohurive, e gatishmërisë, e zhvillimit, e ndikimit). Shkalla e ndërgjegjësimit. Shkalla e rrezikshmërisë (e fajësisë, e përgjegjësisë). Shkalla e vlerave. Shkalla e qëndrueshmërisë. Shkalla e ndriçimit. (spec.) niveli i ndriçimit në një sipërfaqe. Shkalla e fortësisë së mineraleve. (min.) niveli i rezistencës së një minerali. Shkalla e lagështisë. (spec.) niveli i përqendrimit të avujve të ujitajër. Shkalla e papunësisë (ek.) numri i individëvepapunëraport me numrin e individëvepunësuar. Shkalla e gabimeve (kompj.) masatregon numrin e gabimevendodhinkrahasim me numrin e përgjithshëmoperacioneve të përpunuara. E ngre diçka në një shkallë të re.
9. fig. Gjendje, pik, cak. E solli punën në atë shkallë, sa... Në ç’shkallë ka arritur puna? Si u katandiskëtë shkallë?
10. fig. Klasë; cilësi, kategori, grup, rend. ShkallaYlli i madh”. Shkalla e dekoratës. Gjykatë Administrative e ShkallësParë (së Dytë). Djegie e shkallësparë (mjek). Veprime matematikeshkallësparë (së dytë...). Fjali e nënrenditur e shkallësparë (gjuh.) lidhet drejtpërsëdrejti me fjalinë drejtuese. Shkalla e kualifikimit të mësuesve niveli i kualifikimit të mësuesve. Shkallët e kurrikulës nivelet e sistemit arsimor.
11. fig., vjet. Vendi i dikujtshoqëri, gjendja e tij shoqërore, shtresë; dorë, rang. Shkallë shoqërore. U martua me një të shkallës së vet. Nga shkalla e lartë (e ulët). Nuk ishin të një shkalle. E ulën shkallën e lartë.
12. fig. Një varg elementesh homogjenendjekin njëra-tjetrën, shkallëzim; brez. Shkalla e ngjyrave. Shkallë njerëzish brez njerëzish të një moshe.
13. Një e thelluar te një send i ngurtë; e prerë tek flokët etj. Iu një shkallë sëpatës. U bëjnë deleve nga një shkallëvesh. I preu flokët me shkallë.
14. spec. Vijë e ndarësegmentevogla e të barabarta, që shënojnëzvogëluar disa herë e në përpjesëtimecaktuara gjatësinë e vërtetëasajshënohet në një hartë, në një vizatim, në një skicë, në një rrafsh etj.; raporti ndërmjet distancës së vërtetë dhe zvogëlimit të saj në hartë, në vizatim etj. Shkallë grafike. Shkallë e vogël (e mesme, e madhe). Shkallë numerike. Shkallë hartografike. Shkalla 1:50000. Zvogëloj (zmadhoj) shkallën.
15. spec. Tërësia e vijave ndarëse dhe e shifrave përkatëseshënuarafushën e një vegle a të një aparati matës analog ose digjital, shkallëzim. Shkalla e termometrit. Shkallë milimetrike. Shkalla e një aparati. Shkallët e vizores llogaritëse.
16. muz. Një interval muzikor, që përfshin zakonisht një oktavë. Shkallë muzikore (melodike, harmonike). Shkallë kromatike minore (maxhore).
17. Laku i samarit, shkallare. Vuri këmbënshkallë.
18. Furkaçe, ngarkaçe. Vëri shkallën!
19. Njësi matëse, gradë. nxehtët arriti tridhjetë e shtatë shkallë. Ishin në 46 shkallë gjerësi gjeografike. Shkallë Merkali (Rihter) njësi për matjen e forcëstërmetit.
20. gjuh. Kategori gramatikore e mbiemrave cilësorë dhe e disa ndajfoljeve, që tregon masën e shfaqjescilësisë a të tiparit të shënuar prej tyre. Shkalla pohore (krahasore, sipërore). Shkallët e mbiemrit.
21. mat. Treguesi më i madh i fuqisë të së panjohurës në një ekuacion ose i ndryshores në një polinom, gradë. Shkalla e një ekuacioni (e një polinomi). Ekuacion i shkallësparë (së dytë).
Sin.: kapërcyell, hyrje, përmasë, kufi, talë, gradë, lloj, gradim, fazë, radhë, rang, vend, titull, shtresë, dorë, sërë, shkallëzim, nënndarje, brez, kllapë, shkallinë, shkallore, shkallëz, lak, çallatë, e prerë, qokë, hipës, këmbës, këmbëse, shkop.
Aq i arrijnë shkallët (dikujt) aq i ka mundësitë ose aftësitë, nuk bën dot më shumë se aq, nuk është fort i aftë, s’është i zoti për më tepër, mos i kërkoshumë; aq i ha krahu; aq i hedh dyfeku mospërf.; kaq e ka hapin (çapin) (dikush); aq e ka vrapin; kaq e ka frymën. Ra nga shkallët (dikush). 1. Humbi pozitën e lartë shtetërore a shoqërorekishte; ra (zbriti) nga fiku. 2. Pësoi një dëm a një fatkeqësirëndë, e gjeti një e keqe e madhe. I heq shkallët (dikujt) i krijoj një gjendjevështirë për ta dëmtuar; e lë pa mbështetje e pa përkrahje. Ngjit nga dy shkallë përnjëherë (dikush) shaka. nxitohet shumë, nuk ka durim e nuk e merr shtruar diçka; do që ta mbarojë një punë shpejt e pa vepruar si duhet; i bën gjërat me ngut dhe rrezikon veten; merr nga dhjetë sërë krahin.; e kapërcen kafshatën pa e përtypur; i hipën gomarit pa samar keq.; kund. i ngjit shkallët një nga një. I ngjit shkallët një nga një i marr punët shtruar, jam i matur e i kujdesshëm në të folur e në të vepruar; nuk ngutem; bëj karrierë shkallë-shkallë, përparoj ngadalë, por i sigurt. I ngjit shkallët me rend (dikush) shih i ngjit shkallët një nga një (dikush). Ngjitet (edhe) pa shkallë (dikush) është shumë i shkathët, i zgjuar e dinak; i kapërcen vështirësitë me zgjuarsi e me dredhi dhe bën përpara; bën lart edhe pa mjetet e nevojshme. shkallëgjerë (libr.) përpjesëtimemëdha, me shtrirjehapët, gjerësisht; në masëmadhe.

VETËPUNËSOHEM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.