Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Papuçe.
SHPÚT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Faqja e poshtme e këmbës së njeriut ose të disa kafshëve, që nga majat e gishtave deri te thembra, e cila mbështetet në tokë; shualli i këmbës, tabani. Shputat e këmbëve. Shputë ariu këmbë e madhe. Shkel me gjithë shputën.
2. Faqja e brendshme e dorës, shuplaka e dorës, pëllëmba. Shputat e duarve. I ra me shputë.
3. Goditje me pëllëmbë, pëllëmbë, shpullë, shuplakë. I dha një shputë.
4. kryes. sh. Gjurmashkë; pjesa e çorapit që nga nyelli i këmbës e poshtë. Mbathi shputat. Bëri një palë shputa.
✱Sin.: shtronjë, gjurmashkë, gjurmë, këputë, papuçe, shollë, terelike, përfundëza, pllushë, pashmagje.
SHTRÓNJË,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT Çorape leshi pa qafë, që vishen sipër çorapeve të holla dhe që mbahen nëpër shtëpi, shputë, gjurmashkë, papuçe. Më bëj një palë shtronja. Mban shtronja. Thuri shtronja.
✱Sin.: shputë, gjurmashkë, gjurmë, këputë, papuçe, shollë, terelike, përfundëza, pllushë, pashmagje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë