Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPROVUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i paprovueshëm, mungesë provueshmërie; vetia e diçkaje që nuk është e provueshme; kund. provueshmëri. Paprovueshmëri e akuzës (drejt.). Paprovueshmëri të rrethanave të ngjarjes (drejt.).
PAPROVÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i provueshëm; që nuk mund të provohet; kund. i provueshëm. Pohim i vërtetë, por i paprovueshëm. Thelbësisht i paprovueshëm.
2. I pademonstrueshëm. Hamendësim i paprovueshëm.
PAVËRTETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që s’mund të provohet si i vërtetë, që s’mund të vërtetohet; i paprovueshëm; kund. i vërtetueshëm. Mendim (dyshim) i pavërtetueshëm. Hipotezë e pavërtetueshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë