Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJITHNJËHÉRË ndajf. Menjëherë; papritur. Flisnin të tre gjithnjëherë.
✱Sin.: menjëherë, përnjëherë, përnjëherësh, papritur, papritmas, papritmazi, papandehur, papandehurazi, pakujtuar, pakujtimas, befas, befasisht, vetëtimthi, fill.
PAPRÍTMAZI ndajf. Papritmas. U zhduk papritmazi.
PAPRÍTUR ndajf. Në mënyrë të papritur e të menjëhershme, befas; papandehur. Erdhi (iku) papritur. U sëmur papritur.
✱Sin.: papritmas (papritmazi), papandehur, papandehurazi, pakujtuar, pakujtimas, befas, befasisht, tradhmend, apansëz, bum, gand, shkreptimthi, brof, pjekallarthi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë