Fjalori

Rezultate në përkufizime për “papjekuri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADOLESHENT

ADOLESHÉNT,~E mb., fiziol., psikol. 1. Që ka të bëjë me moshën e adoleshencës, që shpreh karakteristikaadoleshencës; i adoleshencës. Një çun adoleshent. Sjellje adoleshente. Pjekuri adoleshente.
2. fig. tregon shenja të papjekurisë ose të naivitetit. Flet me gjuhë adoleshente. Lojë adoleshente. Papjekuri adoleshente.
Sin.: i papjekur, i padjallëzuar, naiv, axhami.

AXHAMILLËK

AXHAMILLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. Papjekuri prej fëmije, punë prej axhamiu, kalamallëk. Bën axhamillëqe. Nuk i pushuan axhamillëqet.

INFANTILIZËM

INFANTILÍZ/ËM,~MI m., psikol. 1. Ruajtja në psikikën dhe sjelljen e një të rriturikarakteristikaveqenësishmefëmijërisë. Infantilizëm mendor.
2. psikol. Tipare ose sjellje fëmijërore e të rriturit. I trajton problemet me infantilizëm.
3. psikol. Papjekuri anormale fizike, seksuale a psikologjike. Vuan nga infantilizmi.

NEUROTIK
ÇILIMILLËK

ÇILIMILLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. vet. nj. Vetia e dikujtështë i papjekur. E bën nga çilimillëku. Nga çilimillëku i tij e pësojnë edhetjerë.
2. keq. Sjellje ose veprim prejpapjekuri; kalamallëk. Një çilimillëk fetar. Më pas vuajmë për çilimillëkun që kemi bërë. Bën çilimillëqe.
Sin.: kalamallëk, axhamillëk.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.