Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAAUTORITÉT (i, e) mb., libr. Që nuk ka autoritet, që nuk i ka peshë fjala, që nuk është i rëndësishëm.
✱Sin.: i papeshë, i papërfillshëm, i parëndësishëm.
PAMÁTUR (i, e) mb. 1. Që nuk është matur (nga madhësia, vëllimi a përmasat). Rrugë (punë) e pamatur.
2. fig. Që nuk e peshon mirë diçka para se ta bëjë a ta thotë, që rrëmbehet në veprime e në gjykime, i nxituar, i rrëmbyer; kund. i matur. Djalë i pamatur.
3. fig. Që nuk është peshuar mirë që më parë, që nuk është menduar e rrahur me pjekuri para se të bëhet a të thuhet, i nxituar, i rrëmbyer; kund. i matur. Hap (veprim) i pa matur. Fjalë e pamatur. Qëndrim (vendim) i pamatur.
4. Shumë i madh, i pamasë. Forcë e pamatur. Ndihmë e pamatur.
✱Sin.: i nxituar, i ngutur, i rrëmbyer, i rrëmbyeshëm, i papeshë, i pamasë, i pamenduar, i papeshuar, i pakontrolluar, i paarsyeshëm, i pamatë, i paskaj, i pakufi.
PAPÉSHË (i, e) mb. 1. Që nuk rëndon, që ka peshë shumë të lehtë. Trup i papeshë. Lëndë e papeshë.
2. fig. Që nuk është i matur në veprime e në gjykime; që i thotë fjalët pa i peshuar, i pamatur. Burrë i papeshë.
3. fig. Që nuk i dëgjohet fjala, që nuk ka rëndësi a autoritet në shoqëri. Njeri i papeshë.
✱Sin.: i lehtë, i pamatur, i parëndësishëm, i pafuqishëm, i papërfillshëm.
PAPËRFÍLLUR (i, e) mb. 1. Që nuk çmohet nga të tjerët; i lënë pas dore; i përbuzur; kund. i përfillur. Njeri i papërfillur.
2. I papërfillshëm. Sasi e papërfillur.
✱Sin.: i papërfillur, i pallogaritshëm, i parëndësishëm, i parëndësi, qesharak, i papeshë.
PARËNDËSÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk ka rëndësi, që nuk ka ndonjë vlerë të veçantë; kund. i rëndësishëm. Problem i parëndësishëm. Fjalë të parëndësishme. I dukej e parëndësishme.
2. Që nuk zë ndonjë vend me rëndësi në shoqëri, që nuk ka peshë të veçantë në një detyrë, pa rëndësi; kund. i rëndësishëm. Njeri i parëndësishëm.
3. Që është në sasi të vogël a me përmasa të kufizuara, i papërfillshëm; kund. i rëndësishëm. Shumë e parëndësishme.
✱Sin.: i parëndësi, i pavlefshëm, i panevojshëm, i pavlerë, i papërfillshëm, i shpërfillshëm, i asgjëshëm, i vogël, anësor, dytësor, i papeshë, i varfër, i fundit, i vogël, pigme, jovendimtar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë