Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAFRENÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të frenohet, që nuk mund t’i vihet fre; i papërmbajtshëm; kund. i frenueshëm. Zhvillim i pafrenueshëm. Vrull (hov) i pafrenueshëm. Qeshje e pafrenueshme.
✱Sin.: i papërmbajtshëm, i pambajtshëm, i pandalshëm, i papengueshëm.
PANDÁLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund t’i ndërpritet lëvizja a rrjedha; që lëviz a rrjedh paprerë e me forcë. Rrymë (rrjedhë) e pandalshme. Valë e pandalshme.
2. Që nuk mund t’i pritet rruga a të pengohet, që ecën përpara e zhvillohet pa ndërprerje; i papërmbajtshëm. Me hap të pandalshëm. Rritje e pandalshme.
✱Sin.: i papengueshëm, i papërmbajtshëm, i pafrenueshëm, i paprerë, i pandalur, i rrjedhshëm, rrjedhës, i rrëmbyeshëm, i furishëm, i tërbuar, i fitimtar, ngadhënjyes.
PAPENGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të ndalet a të ndërpritet, që nuk ka asgjë që ta pengojë; i pandalshëm; kund. i pengueshëm. Zhvillim i papengueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë