Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVENTURÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. Veprimtari që synon të arrijë lehtë një qëllim të caktuar me përpjekje të pamatura, të papeshuara e të paparim; prirje për aventura; veprime të guximshme që mund të çojnë në pasoja të paparashikuara ose të rrezikshme. Aventurizëm politik. Bie (kalon) në aventurizëm. Aventurizëm i paparë. Aventurizëm i rrezikshëm. Aventurizëm në biznes. Aventurizëm i guximshëm.
PAPARÍM (i, e) mb. 1. Që vepron pa iu përmbajtur parimeve e bindjeve të caktuara; që e kthen fletën si t’i vijë rasti. Njeri i paparim. Politikanë të paparim.
2. Që bëhet pa ndonjë parim të caktuar ose në kundërshtim me parimet, që nuk mbështetet në parime të shëndosha. Luftë e paparim. Lëshime të paparim.
PAPÁRË (i, e) mb. 1. Që nuk e kemi parë ndonjëherë; i panjohur; kund. i parë. Fytyrë e paparë. Njeri i paparë.
2. Që nuk e njeh mirë botën, që nuk i ka parë shumë vende e shumë gjëra; kund. i parë. Njeri i paparë.
3. bised. Që nuk është ngopur ndonjëherë, i babëzitur. Hante si i paparë.
4. Që nuk është parë a nuk është dëgjuar ndonjë herë tjetër; shumë i madh, i pashoq, i jashtëzakonshëm. Hov (vrull) i paparë. Përpjesëtime të papara. Ritme të papara.
✱Sin.: i panjohur, i pavënëre, i pashëtitur, i babëzitur, i pangjarë, i padëgjuar, i jashtëzakonshëm, i pashoq, i padalë, i pabredhur, i pagjezdisur, lakmitar, i rrallë, pashembullt, i pakarakter, i paparim, i paqëndrueshëm, i pavendosur, matrapaz.
TREGTÁR,~E mb., treg. 1. Që ka të bëjë me tregtinë, që lidhet me tregtinë; që i përket tregtisë, i tregtisë. Marrëveshje tregtare. Kapitali tregtar. Bilanci tregtar. Lidhje tregtare. Kulturë tregtare.
2. Që merret me tregti; që i shërben tregtisë a që merret me punët e saj. Anije (flotë) tregtare. Ndërmarrje (organizatë) tregtare. Njësi tregtare. Qendër (bazë) tregtare. Shkollë tregtar shkollë e mesme profesionale, që përgatiste punonjës të tregtisë. Delegacion tregtar. Këshilltar (atashe) tregtar.
♦ Tregtar flamurësh libr., përb. njeri i shitur; njeri pa karakter, njeri i paparim, që bashkohet me këdo nga frika a për interesa të ngushtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë