Fjalori

Rezultate në përkufizime për “papal”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHTET

SHTET,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Entitet juridik dhe politik i një grupi shoqëror brenda një territori të caktuar që qeveriset nga një pushtet i institucionalizuar. Shteti shqiptar. Shtetet evropiane.

2. Organet qeverisëse të një vendi me një organizim të tillë. Ligjet e shtetit.

3. Qeverisje me karakter të veçantë. Shtet demokratik. Shtet social. Shtet policor.

4. Një nga njësitë përbërëse të një kombi, që ka një qeveri federale. Shteti i Kolorados.

5. Pjesë e parë ose e dytë e disa emërtimeve. Grusht shteti përpjekje për të rrëzuar shtetin nga brenda. Shtet sovran shtet i pavarur, pa marrëdhënie vartëse ndaj një shteti tjetër. Shtet papal shteti i drejtuar nga papa. Shtet totalitar bashkësi në të cilën pushteti ushtrohet nga një parti e vetme; diktaturë. Shtet i dështuar shtet që nuk është në gjendje të përmbushë misionet thelbësore të caktuara. Shtet anëtar shtet që është pjesë e një organizate (evropiane, ndërkombëtare etj.).

6. vjet. Gjendje. Shtet rrethimi. Shtet lufte.

Burrë* shteti libr. ka përvojë të gjatë në artin e qeverisjes së një shteti.

Sin.: komb, vend, dovlet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.