Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund a që duhet të paguhet me të holla; që shpërblehet me të holla, që paguhet; kund. i papagueshëm. Çek (kambial) i pagueshëm. Leje e pagueshme. I pagueshëm me këste (me faturë). I pagueshëm brenda muajit. I pagueshëm me zbritje. E bëj të pagueshëm. I pagueshëm në bankë (në sportel).
PAPAGUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i papagueshëm; mungesë pagueshmërie; vetia e diçkaje që është e papagueshme; kund. pagueshmëri. Papagueshmëri absolute (fin.).
PAPAGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i pagueshëm; që nuk mund të paguhet; kund. i pagueshëm. Çek i papagueshëm. Borxh i keq i papagueshëm.
2. I pallogaritshëm. Dëm i papagueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë