Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPËRKÚLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të lakohet ose të marrë trajta të ndryshme, që thyhet a këputet po të përkulet, i paepshëm; kund. i përkulshëm. Tel i papërkulshëm. Dru i papërkulshëm.
2. fig. Që nuk thyhet para kërcënimeve, forcës a lutjeve të dikujt; që nuk dorëzohet a nuk gjunjëzohet përpara vështirësive, pengesave etj.; që është karakteristik për një njeri të tillë; i paepur, i pathyeshëm; kund. i përkulshëm. Popull (komb) i papërkulshëm. Luftëtare e papërkulshme. Qëndrim i papërkulshëm. Me shpirt të papërkulshëm.
✱Sin.: i palakueshëm, i paepshëm, i papërthyeshëm, i pathyeshëm, i papërkulur, i paepur, i pakthyeshëm, thepak, ujk, thi, derr, kockëfortë, i pagjunjëzueshëm, zemërhekur, i palëkundshëm, i fortë, i hekurt.
PAPËRTHYESHMËRÍ,~A f. Të qenët i papërthyeshëm; vetia e diçkaje që është e papërthyeshme; kund. përthyeshmëri.
PAPËRTHÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i përthyeshëm; që nuk mund të përthyhet; i papërkulshëm; kund. i përthyeshëm. Bronkoskopë të papërthyeshëm (mjek.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë