Fjalori

Rezultate në përkufizime për “papërqendrueshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PADURUESHËM

PADURÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk ka durimmerret me diçka për një kohëgjatë, që nuk ngulet dot në punë; që mezi pretvijë dikush a të bëhet diçka që e dëshiron, që nuk i durohet; kund. i durueshëm. Njeri i padurueshëm. Tregohej i padurueshëm.
2. Që nuk mundpërballohet, që mezi munddurohet; që është shumë i papëlqyeshëm a i keq; kund. i durueshëm. Vapë e padurueshme. Dhembje e padurueshme. Gjendje e padurueshme. Iu jeta e padurueshme.
Sin.: i paduruar, i padurimshëm, i pamundur, durimkrisur, i skëterrshëm, i papërqendrueshëm, i pangulët, i papërballueshëm, i papëlqyeshëm, i zijosur, i rëndë, gjakthartë, i tmerrshëm, varr.

PAPËRQENDRUESHËM

PAPËRQENDRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i përqendrueshëm; kund. i përqendrueshëm. Nxënës (fëmijë, student, praktikant) i papërqendrueshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.