Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPËRPARÚAR (i, e) mb. Që nuk është i përparuar; i pazhvilluar, i prapambetur; kund. i përparuar. Vend i papërparuar.
✱Sin.: i pazhvilluar, i prapambetur.
PRAPAMBÉTUR (i, e) mb. 1. Që ka mbetur pas të tjerëve, që e kanë lënë prapa; që ka mbetur në rrugë.
2. Që i ka kaluar koha, që nuk është bërë në kohën e caktuar, që ka mbetur pa u bërë. Ndeshje futbolli e prapambetur. Detyrime (pagesa) të prapambetura.
3. Që ecën me ngadalë se të tjerët në një punë, që nuk i plotëson detyrat në kohë dhe me cilësi.
4. Që ka përparuar më pak nga ç’duhej; që ka mbetur prapa të tjerëve; kund. i përparuar. Nxënës i prapambetur.
5. Që ka një shkallë të ulët zhvillimi; që nuk është i zhvilluar nga pikëpamja ekonomike, politike, arsimore, kulturore etj.; kund. i përparuar; i zhvilluar. Vend i prapambetur. Sistem ekonomik (arsimor) i prapambetur. Në një gjendje të prapambetur. Është i prapambetur.
6. Që ka mendime e koncepte të vjetruara, që s’është me kohën; që i përket një kohe të vjetër; prapanik; kund. i përparuar; përparimtar. Njeri i prapambetur.
✱Sin.: i pazhvilluar, i ulët, primitiv, artizanal, prapanik, patriarkal, anadollak, mendjengushtë, mendjendryshkur, i vjetruar, i vonuar, i papaguar, i pashlyer, i papërparuar, i dobët, i pagdhendur, i ndryshkur, i pakulturuar, i krimbur, qytyk, turkoshak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë