Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAARSYETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i arsyetueshëm; që nuk mund të arsyetohet; kund. i arsyetueshëm. Qëndrim (veprim)i paarsyetueshëm.
✱Sin.: i papërligjshëm, i papërligjur.
PAJUSTIFIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të justifikohet; i papërligjshëm; kund. i justifikueshëm. Qëndrim (veprim, sulm, pengim) i pajustifikueshëm.
PAMOTIVÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk ka arsye ose rrethana për ta shpjeguar e mbështetur; i papërligjshëm; kund. i motivueshëm. Mendim (propozim, qëndrim) i pamotivueshëm. Sjellje e pamotivueshme.
2. gjuh. Që nuk mund t’i përcaktohet prejardhja kuptimore; që nuk i dihet lidhja me kuptimin e parë. Fjalë (njësi frazeologjike) të pamotivueshme. Kuptim i pamotivueshëm.
✱Sin.: i papërligjshëm, i paarsyeshëm.
PAPRECEDÉNT (i, e) mb. Që nuk ka precedent; i papërligjshëm. Rast i paprecedent.
PAPËRLIGJSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i papërligjshëm, mungesë përligjshmërie; vetia e diçkaje që është e papërligjshme; kund. përligjshmëri.
PAPËRLÍGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të pranohet si i drejtë a i rregullt; që nuk mund të përligjet; kund. i ligjshëm. Vendim (qëndrim, veprim) i papërligjshëm. Përgjim i papërligjshëm. Shkencërisht i papërligjshëm.
✱Sin.: i papërligjur, i pamotivueshëm, i padrejtë, i pambrojtshëm, i paarsyeshëm.
PAPËRLÍGJUR (i, e) mb. 1. Që nuk ka arsye a mbështetje të ligjshme, që nuk e përligjin shkaqe ose rrethana të caktuara, i paarsyeshëm; kund. i përligjur. Qëndrim i papërligjur. Mungesë e papërligjur.
2. I papërligjshëm; kund. i përligjshëm. Është e papërligjur,
✱Sin.: i paarsyeshëm, i pamotivuar, pambështetur, i pambrojtur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë