Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPËRKUFIZÚESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i papërkufizueshëm; vetia e diçkaje që është e papërkufizueshme; mungesë përkufizueshmërie; kund. përkufizueshmëri. Papërkufizueshmëria e terrorizmit solli jo pak pasoja të tmerrshme.
PAÇANËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk është i çanësueshëm, që nuk mund të çanësohet a të përkufizohet; i papërkufizueshëm. Sintagmë e paçanësueshme.
✱Sin.: i papërkufizueshëm, i papërcaktueshëm.
PËRKUFIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përkufizohet; kund. i papërkufizueshëm. Postmodernia është shumë larg të qenët një sistem homogjen i përkufizueshëm. Koncept që nuk është i përkufizueshëm qartë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë