Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIPROFESIONÁL,~E mb. Që ka qëndrim ose sjellje joprofesionale, që është në kundërshtim me etikën dhe me sjelljen profesionale në punë ose në një veprimtari të caktuar; që shpreh mungesë përgjegjësie, paaftësi, mosseriozitet ose sjellje të papërshtatshme në vendin e punës; kund. profesional. Sjellje antiprofesionale. Bisedë antiprofesionale. Përgatitje antiprofesionale. Debat antiprofesional.
✱Sin.: kundërprofesional, joprofesional, jokorrekt, joserioz, i papërgjegjshëm.
EKOKATASTRÓF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Katastrofë mjedisore e krijuar prej njeriut. Ekokatastrofa fare pranë qytetit. Persona të papërgjegjshëm kanë shkaktuar një ekokatastrofë. Sillen pa mend para ekokatastrofës.
GOJËNDÝRË mb. Që flet fjalë të ndyra; gojështhurur. Aq gojëndyrë e i papërgjegjshëm u tregua sa u çmeritën të gjithë.
✱Sin.: gojëfëlliqur, gojëprishur, gojëlëshuar, gojështhurur, gojëlashtë, gojëpalarë, sharës, grykëkalbët, gjuhëlashtë, gjuhëlëshuar, gjuhështhurur, lapërdhar, lerash, palavos, sharak, i lëshuar, zhargë, i paedukatë.
PAKUJDÉSSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. edhe si em. Që nuk tregon kujdes për dikë a për diçka; që sillet a vepron pa kujdes; kund. i kujdesshëm. Njeri i pakujdesshëm. Vajzë e pakujdesshme.
2. edhe si em. Që e bën diçka pa kujdes e pa vëmendje, që nuk e ka mendjen aq sa duhet te diçka; që nuk ka rregull në jetën e përditshme e në punë; kund. i kujdesshëm. Punëtor (nxënës) i pakujdesshëm.
3. Që bëhet pa kujdesin e pa vëmendjen e duhur; kund. i kujdesshëm. Punë e pakujdesshme. Qëndrim i pakujdesshëm.
✱Sin.: i pakujdes, i shkujdesur, i pavëmendshëm, i papërpiktë, i çrregullt, shkatarraq, xhanavar, i zhargët, i zhdërjendur, zhvatarak, branar, i papërqendruar, i shpërqendruar, i papërgjegjshëm.
PANDËRGJÉGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk ndien përgjegjësi morale për atë që bën, që i mungon ndërgjegjja, që vepron a punon pa ndërgjegje; kund. i ndërgjegjshëm. Njeri (nëpunës) i pandërgjegjshëm. Është i pandërgjegjshëm në punë.
2. Që bëhet pa ndërgjegje të lartë; që bëhet pa kujdes e duke shkelur kërkesat e rregullat; që është karakteristik për njeriun pa ndërgjegje; kund. i ndërgjegjshëm. Punë e pandërgjegjshme. Qëndrim i pandërgjegjshëm.
3. Që bëhet pa vetëdije, pa e kuptuar; i pavetëdijshëm; kund. i ndërgjegjshëm. Veprime të pandërgjegjshme. Lëvizje të pandërgjegjshme. Në mënyrë të pandërgjegjshme.
✱Sin.: i pavetëdijshëm, i papërgjegjshëm, i pakujdesshëm, i pavëmendshëm.
PAPËRGJEGJSHMËRÍ,~A f., libr. 1. Të qenët i papërgjegjshëm, qëndrim i papërgjegjshëm, papërgjegjësi; kund. përgjegjësi, përgjegjshmëri. Papërgjegjësi morale (materiale). Papërgjegjësi vetjake.
2. Gjendja në të cilën nuk mban askush përgjegjësi për punën e për vlerat materiale.
PAPËRGJÉGJSHËM ndajf. Në mënyrë të papërgjegjshme; pa përgjegjësi. Fliste (vepronte) papërgjegjshëm.
PAPËRGJÉGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. drejt. Që nuk ka përgjegjësi për një vepër penale, sepse nuk ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e saj ose nuk ka mundur të kontrollojë veprimin a mosveprimin për shkak të sëmundjes psikike ose të zhvillimit mendor të metë; kund. i përgjegjshëm. Person i papërgjegjshëm.
2. Që nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie për sjelljen e për veprimet e veta, që nuk e ka fare ndjenjën e përgjegjësisë; kund. i përgjegjshëm. Drejtues (nëpunës, administrator) i papapërgjegjshëm.
3. Që punon shkel e shko, që nuk e ka fare a e ka të dobët ndjenjën e përgjegjësisë; që shpërdoron detyrën ose vlerat materiale; i pandërgjegjshëm; kund. i përgjegjshëm. Njerëz të papërgjegjshëm.
4. Që është bërë shkel e shko; që bëhet pa ndjenjën e përgjegjësisë; kund. i përgjegjshëm. Punë e papërgjegjshme. Veprime të papërgjegjshme. Hap (qëndrim) i papërgjegjshëm.
✱Sin.: i pavetëdijshëm, i pandërgjegjshëm, i pakujdesshëm, i pakujdes.
PAVETËDÍJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që s’është i aftë të gjykojë a të kuptojë veprimet e veta, që s’ka vetëdije; kund. i vetëdijshëm. Qenie e pavetëdijshme.
2. Që vepron pa vetëdije; që është karakteristik për një njeri të tillë; që bëhet pa vetëdije, pa e kuptuar se si; i pandërgjegjshëm. Qëndrim (veprim) i pavetëdijshëm. Në mënyrë të pavetëdijshme. I pavetëdijshëm për atë që ka bërë.
✱Sin.: i pandërgjegjshëm, i papërgjegjshëm, i pavullnetshëm.
PËRMBYSTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që përmbys gjithçka; dëmtues a dëmtor i madh; përmbysës, rebel. Përmbystarë të papërgjegjshëm. Përmbystarët e pushtetit (e republikës).
2. Plangprishës.
✱Sin.: përmbysës, dëmtues, dëmtor, plangprishës, dëmprurës, dëmbërës, rebel.
SABÍK,~E mb. Që është në moshë të vogël. Ishte sabik kur i vdiq babai. Kishte vetëm një vajzë sabike. Fëmijët i kishte akoma sabikë.
✱Sin.: i mitur, i vogël, riosh, mitar, i parritur, i vocërr, vogëlush, njomëzak, filiz, i vogël, i njomë, miturak, i padjallëzuar, i çiltër, i thjeshtë, miturishte, i papjekur, i papërvojë, i papërgjegjshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë