Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAERRËSÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është i errësuar errësuar; që nuk është errësuar; kund. i errësuar. Mjedis kënd i paerrësuar.
2. fig. I panjollosur, i papërfolur, i panxirë.
PAFJÁLË (i, e) mb. 1. Që flet pak, që është i kursyer në fjalë, fjalëpakë.
2. Që është i bindur e i dëgjueshëm, që nuk kthen fjalë; që nuk ka kërkesa të tepruara, kokulur. Djalë (punëtor) i pafjalë.
3. Që është i sjellshëm e me qëndrim të mirë moral. Vajzë e pafjalë.
4. libr. Që nuk flet, që nuk ka gjuhë, i pagjuhë (në kundërvënie me njeriun). Krijesë (qenie) e pa fjalë.
5. Që nuk përbëhet nga fjalët tingullore (për gjuhën). Gjuhë e pafjalë.
✱Sin.: fjalëpakë, i pagjuhë, i heshtur, gojëmbyllur, gojëkyçur, gojëlidhur, gjuhëlidhur, i bindur, i dëgjueshëm, kokulur, i papërfolur.
PAPËRFÓLUR (i, e) mb. I papërgojuar; kund. i përfolur. Njeri i papërfolur.
PAPËRGOJÚAR (i, e) mb. Që nuk është përgojuar, i papërfolur; kund. i përgojuar. Njeri i papërgojuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë