Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MËRÚR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Plak i papërfillur.
2. si mb. m. Që është burrë plak i papërfillur.
PAPËRFÍLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është në sasi a në masë aq të vogël sa që nuk ia vlen të merret parasysh; shumë i vogël, fare i parëndësishëm; kund. i përfillshëm. Sasi e papërfillshme. Numër i papërfillshëm. Ndryshime të papërfillshme.
✱Sin.: i përbuzur, i papërfillshëm, qesharak, i papërfillur, i pavlerësuar, i përbuzur, i shpërfillur, i harruar.
PAPËRFÍLLUR (i, e) mb. 1. Që nuk çmohet nga të tjerët; i lënë pas dore; i përbuzur; kund. i përfillur. Njeri i papërfillur.
2. I papërfillshëm. Sasi e papërfillur.
✱Sin.: i papërfillur, i pallogaritshëm, i parëndësishëm, i parëndësi, qesharak, i papeshë.
PËRBÚZUR (i, e) mb. 1. Që nuk përfillet e nuk nderohet fare nga të tjerët, që përbuzet nga të gjithë, i përçmuar haptas. Njerëz të përbuzur.
2. Që është për t’u urryer, i urryer, i përbuzshëm. Armiqtë (kundërshtarët) e përbuzur.
✱Sin.: i përçmuar, i papërfillur, i shkarëzyer, i shpërfillur, i urryer, i përbuzshëm.
PËRFÍLLUR (i, e) mb. Që është përfillur; kund. i papërfillur.
✱Sin.: i respektuar, i nderuar, i begenisur, i vlerësuar.
QESHARÁK,~E mb. 1. Që të bën të qeshësh; që të bën të tallesh me të, që është për t’u tallur; që nuk është serioz. Ngjarje qesharake. Video qesharake. U bë qesharak. Duket qesharak.
2. Që është fare i vogël si sasi, i papërfillshëm. Shpenzim qesharak. Shumë (pagesë) qesharake.
✱Sin.: argëtues, zbavitës, i papërfillur, i papërfillshëm.
QÓL/E,~JAІ m. sh. ~E, ~ET 1. Ai që shkonte pas të zotit dhe i bënte shërbimet e nevojshme; shërbëtor, skllav. Ishte qole. Kanë ikur me ca budallenj e me ca qole të papërfillur. Iu bë qole.
2. keq. Njeri pak i trashë nga mendja, budalla; ai që i shërben verbërisht dikujt. E bënë qole. I shkonte pas si qole.
✱Sin.: rob, budalla, leshko.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë