Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGÚLËT (i, e) mb. 1. Që rri në një vend pa lëvizur; kund. i pangulët. Yll i ngulët. Bosht i ngulët.
2. Që është i përpjetë. Shpat i ngulët. Terren i ngulët.
3. fig. I përqendruar në një pikë a në një vend (për vështrimin). Shikim (vështrim) i ngulët.
4. fig. Që është i qëndrueshëm për një kohë të gjatë, që nuk ndryshon, i patundur. Besim (mendim) i ngulët. Dije të ngulëta. Rregulla të ngulëta.
5. Që bëhet duke u përqendruar për një kohë të gjatë në diçka; që është këmbëngulës në diçka. Me punë të ngulët. Studiues i ngulët.
✱Sin.: i ngulur, i palëvizshëm, i përqendruar, i qëndrueshëm, i pandryshueshëm, i patundshëm, i ngulshëm, ngulmues, i patundur, i ngulmët, i përhershëm, këmbëngulës, i vullnetshëm, i zellshëm.
PADURÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk ka durim të merret me diçka për një kohë të gjatë, që nuk ngulet dot në punë; që mezi pret të vijë dikush a të bëhet diçka që e dëshiron, që nuk i durohet; kund. i durueshëm. Njeri i padurueshëm. Tregohej i padurueshëm.
2. Që nuk mund të përballohet, që mezi mund të durohet; që është shumë i papëlqyeshëm a i keq; kund. i durueshëm. Vapë e padurueshme. Dhembje e padurueshme. Gjendje e padurueshme. Iu bë jeta e padurueshme.
✱Sin.: i paduruar, i padurimshëm, i pamundur, durimkrisur, i skëterrshëm, i papërqendrueshëm, i pangulët, i papërballueshëm, i papëlqyeshëm, i zijosur, i rëndë, gjakthartë, i tmerrshëm, varr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë