Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
URÍ,~A f. 1. Dëshirë e nevojë e theksuar që kemi për të ngrënë, ndjenja që kemi kur jemi pa ngrënë; të pangrënët për një kohë të gjatë. Uri e madhe. Grevë urie. Kam uri. Ha me uri. Thyej (prish, shuaj) urinë ha pak, ha diçka sa për të mos e pasur barkun bosh. I vjen uri. E mori uria. E griu uria. Të pret urinë. S'kishte uri.
2. Mungesë shumë e madhe buke dhe ushqimesh në një krahinë, në një vend etj. për shkaqe të ndryshme; zi buke. Uri absolute mungesë e plotë e bukës dhe e ushqimeve. Uria e bukës. Zhdukja e urisë. Në darën e urisë. Lufta kundër urisë. Mbretëronte uria. Vdisnin nga uria.
3. fig. Dëshirë e madhe për diçka; pangopësi e madhe për diçka. Uria e monopoleve. Uria e pushtimeve.
✱Sin.: pangrënie, të pangrënë, urëti, urëtim, pangopje, rreshk, lakmi, pangopësi, etje, oreks.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë