Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PANGINJËSÍ,~A f. Pangopësi. Panginjësi irrituese. Panginjësi me pushtet. Panginjësi e pakufi.
PANGOPËSÍ,~A f. 1. Lakmi e madhe për të ngrënë a për të pirë, grykësi e madhe, makutëri; të qenët i pangopshëm. Pangopësi prej ujku. Hante me pangopësi.
2. fig., keq. Vetia e njeriut që nuk ka të ngopur me diçka, lakmi e madhe për pasuri e mall; pangopshmëri. Pangopësia për fitime. I shtyrë nga pangopësia.
✱Sin.: pangopshmëri, pangopje, gopësi, panginjësi, grykësi, makutëri, babëzi, lakmi, tamah, tamahqarllëk, llupësi, shtirë, makutëri, babëzi, uri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë