Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pangatërruar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAPLEKSUR

PAPLÉKSUR (i, e) mb. Që nuk është i pleksur; i pangatërruar, i papërzier; kund. i pleksur.
Sin.: i pangatërruar, i papërzier.

PAPËRLYER

PAPËRLÝER (i, e) mb. 1. Që nuk është fëlliqur me lyrë a me diçka tjetër, jo i përlyer, i pastër; kund. i përlyer. Enë e papërlyer. Rroba të papërlyera.
2. fig. Që nuk është përzier a që nuk ka marrë pjesë në një punëkeqe, në një krim etj.; i pastërsjellje e në qëndrime; kund. i përlyer.
3.është pa asnjë njollënder; virgjëreshë; kund. i përlyer. Grua e papërlyer. Vajzë e papërlyer.
4. fet. Që ka lindur fëmijë pa mbetur me barrë me një burrë. Zonja e Papërlyeme Shën Maria.
Sin.: i pastër, i panjollosur, i dëlirë, i larë, duarlarë, i palyer, i panjollë, i pacenuar, i virgjër, i pandotur, i pafëlliqur, dorëjashtë, i pangatërruar, i papërzier, i ndershëm, virgjëreshë.

PAPËRZIER
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.