Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PACÝTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të cytet, i pangacmueshëm.
✱Sin.: i pangacmueshëm, i patrazueshëm, i pashqetësueshëm.
PANDJÉSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i aftë të kapë ngacmimet nga bota e jashtme ose që i kap ato me shumë vështirësi; që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme (për lëkurën ose pjesë të ndryshme të trupit); kund. i ndjeshëm. Lëkurë e pandjeshme. Vesh i pandjeshëm. Pjesë të pandjeshme të trupit.
2. Që nuk preket në ndjenja, që nuk ka zemër; që nuk i bën përshtypje pothuaj asgjë; i ftohtë. Njeri i pandjeshëm. Grua e pandjeshme. Me zemër të pandjeshme.
3. Që ka një ndryshim aq të vogël sa që nuk ndihet pothuajse fare, shumë i vogël. Ngritje (rritje, ulje) e pandjeshme. Dëme (humbje) të pandjeshme. Dallime të pandjeshme. Në mënyrë të pandjeshme pak.
4. Shumë i ulët, sa mezi dëgjohet.
5. spec. Që nuk pëson ndryshime nga ndikimi i jashtëm; që ka ndjeshmëri të ulët. Pllakë e pandjeshme.
✱Sin.: i ftohtë, i pandjenjë, i ngurtë, zemërftohtë, zemërakull, zemërgur, apatik, i pangacmueshëm, i papërfillshëm.
PANGACMÚESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pangacmueshëm; vetia e diçkaje që është i pangacmueshëm; kund. ngacmueshmëri.
PATRAZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk trazohet në diçka apo me diçka. Lëngje të patrazueshme me ujë dhe alkool.
2. Që nuk mund të trazohet, që nuk mund të shqetësohet, të ngacmohet a të cytet. Miku është i patrazueshëm e nuk mund të preket prej askujt (etnogr.).
✱Sin.: i pangacmueshëm, i pashqetësueshëm, i pacytshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë