Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pandryshueshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ABSOLUT

ABSOLÚT,~E mb. 1.është i pavarur dhe i pandryshueshëm, që është i përhershëm, që nuk kushtëzohet nga diçka tjetër, që është diçkaekziston ose qëndronvete ose vetvetiu, që nuk krahasohet me diçka tjetër; kund. relativ. Shifër absolute. Madhësi absolute. Vlerë absolute. Ide absolute (filoz.). Fryma absolute. Identiteti absolut. Mosha absolute (gjeol.). Shkalla sipërore absolute (gjuh.). Shpejtësi absolute (fiz.). Lartësi absolute. Mbretëri absolute. Autokraci absolute. Pushtet absolut.
2.është i plotë e tërësor, që nuk varet nga rrethana a kushte, që nuk ka asnjë përjashtim a kufizim. Epërsi absolute. Njësimësi absolute. Qetësi absolute. Liri absolute. Drejtësi absolute. Mungesë (pamundësi) absolute. Temperaturë absolute (fiz.). Amnezi absolute (mjek.). Kampion absolut (sport.) sportist që ka fituar mbi kundërshtarët e tjerëndeshjet e një llojicaktuar sporti. Zero absolute (fiz.). Shumicë absolute shumicë që e kalon gjysmën e tërësisë së numëruar, shumicë dërrmuese.
3. është i sigurt, i qartë, i padyshimtë, i prerë, i padiskutueshëm ose i pakontestueshëm; që nuk lëshon pe. Gjykim absolut. E vërteta absolute (filoz.). Substanca absolute (filoz.). Logjikë absolute. Vendim absolut. Nevojë absolute. Në mënyrë absolute.
4. Që nuk zbaton asnjë ligj, që nuk njeh asnjë kufizim, që ushtron pushtetplotë, që e mbandorë gjithë pushtetin; tiranik, despotik. Mbretëri absolute. Pushtet absolut. Sundim absolut. Mbret absolut. Sundimtar absolut.
5. gjuh.është i pavarur nga pjesët e tjerafjalisë, që qëndronvete. Ndërtim sintaksor absolut.
Sin.: i plotë, i tërësishëm, i sigurt, i palëkundur, i pakushtëzuar, i padyshimtë, i pakufizueshëm, tiranik, despotik, autokratik.

FIKS
LIRË

LÍRË (i, e) mb. 1.gëzon liri, që nuk është i pushtuar, i shtypur a i shfrytëzuar, që nuk është i robëruar; i pavarur; i çliruar. Popull i lirë. Vend (shtet) i lirë. Krahinë (zonë) e lirë. Qytetar i lirë. Jetë e lirë.
2. Që nuk është i burgosur, i internuar ose i arrestuar. Ishte i lirë.
3. Që ka të drejtën a mundësinëveprojë sipas dëshirës së vet; që sillet a vepronmënyrënatyrshme, pa druajtje e pa ndonjë shtrëngim. Njeri i lirë. Është i lirëbëjë si të dojë. E ndjen vetenlirëskenë.
4. është i lëshuar, që nuk mbahet i lidhur ose i mbyllur, që nuk pengohet. Qentë janëlirë. Kuajt i lanëlirëkullotë.
5. edhe fig. Që nuk kufizohet, nuk pengohet a nuk ndalohet nga dikush a nga diçka. Kalim (shteg) i lirë. Zgjedhjelira. Gjueti e lirë. Det i lirë pjesa e detit ku anijet mundlundrojnë lirisht si në hapësira asnjanëse. Tregti (shitje) e lirë. Bisedë e lirë. Energji e lirë (fiz.). Pllenim i lirë (bot.). Kryqëzim i lirë i bimëve (bot.). Me sy të lirë pa përdorur mjetetjera për të parë. Shkëmbim i lirë mendimesh. Rruga ishte e lirë. Hyrja është e lirë mundhyjë kushdo pa pasur ftesë a biletë.
6.bëhet lehtë e pa ndonjë vështirësi; që nuk është ose nuk bëhet sipas disa rregullave a kërkesaveprera e të pandryshueshme; që mundvendoset, të lëvizë a të ndryshojë sipas dëshirës e pa ndonjë kufizim. Frymëmarrje e lirë. Lëvizjelira. Përkthim i lirë përkthim që nuk bëhet fjalë për fjalë sipas origjinalit. Gjuajtje e lirë (sport.) gjuajtjefutboll ose në basketboll, gjatëcilës kundërshtari nuk ka të drejtësulmojë a të ndërhyjë. Lojtar i lirë (sport.) lojtar i vijësmbrojtjeslojën e futbollit, i cili nuk mbulon ndonjë lojtarvijëssulmitskuadrës kundërshtare, por u vjenndihmë mbrojtësve të skuadrës së tij kur u ikën ndonjë sulmues për të shënuar gol. Mundje e lirë (sport.) mundje, gjatëcilës ata që ndeshen kanëdrejtëkapin kundërshtarin në çdo pjesëtrupit, t'i përdredhin gjymtyrët etj. deri sa të mposhtet ndonjëri prej tyre. Stil i lirë (sport.) stil notigarat e shpejtësisë, ku notarët mundnotojnëmënyrandryshme. Ushtrime me truplirë (sport.) ushtrime gjimnastikorebëhen duke lëvizur pjesët e ndryshmetrupitmënyra e në drejtimendryshme. Ushtar i lirë (shah.) ushtarlojën e shahut, që nuk ka përpara në kolonën e tij ndonjë ushtaranës kundërshtare. Togfjalësh i lirë (gjuh.). Theks i lirë (gjuh.). Rendi i lirë i fjalëve (gjuh.) vendosja e fjalëvefjali jo sipas një rendicaktuar e të pandryshueshëm. Varg i lirë (let.). Trup i lirë (fiz.) truplëvizhapësirë kur vepron një forcë mbi të. Rënia e lirë e trupit (fiz.) rënia e një trupi nën veprimin e forcës tërheqëseTokës ose nën ndikimin e forcësrëndesës.
7. edhe fig. I zbrazët, pa njeri a pa sende; që nuk është i zënë, që nuk përdoret nga ndokush e mundshfrytëzohet nga ndokush tjetër a për diçka tjetër; që ka mbetur bosh dhe nuk është zënë ende nga dikush tjetër; ende i paplotësuar; kund. i zënë. Dhomë (shtëpi) e lirë. Kishte disa vendelirasallë. Hapësirë (fushë) e lirë. Karrige e lirë. Telefoni është i lirë. Para (mjete monetare) të lira (fin.). Vend i lirëorganikë.
8. Që nuk është i lidhur fort; që nuk është i shtrënguar ose që nuk është i puthitur sipas trupit a pas një pjese të tij; i gjerë; kund. i shtrënguar, i ngushtë. Rrip i lirë. Lidhje e lirë. I ka këpucët (rrobat) të lira.
9. Që nuk është i zënë me ndonjë punë a me diçka tjetër; kund. i zënë. Koha e lirë. Ditën e kamlirë. Nuk kanë asnjë orë të lirë. Sot jam i lirë.
10. spec. Që nuk lëviz pjesëtjera të një mekanizmi; që nuk lidhet a nuk bashkohet me ndonjë pjesë tjetër. Rrotë e lirë me dhëmbëza (mek.). Thekëlira (bot.). Organ i lirë (bot.) organ që nuk është i ngjitur me trupin e një bime.
11. kim., fiz. Që nuk ështëlidhje kimike me diçka tjetër; që është ndarë nga atomet duke u zhvendosurhapësirën midis dy atomeve. Gaz (oksigjen, azot, squfur) i lirë. Elektron i lirë (fiz.).
12. kushton pak, që shitet me çmimulët; i vogël, i ulët (për çmimin); kund. i shtrenjtë. Prodhim (mall) i lirë. Këpucëmira e të lira.
13. fig. Që nuk është i kursyer, që i lëshon fjalët pa u përmbajtur; kund. i shtrënguar, i shtrenjtë. I lirëfjalë, i shtrënguarhesap. (fj. u.).
14. si em. m. e f. Sipas kuptimeve1, 8, 12, 13mbiemrit.
Sin.: i pavarur, liriplotë, i çliruar, i lëshuar, i zgjidhur, i çlirët, i liruar, i shpenguar, i zbrazët, i pazënë, i qëruar, i çelur, i çelët, i hapur, i pashtrënguar, i lirshëm, i shkrehur, i shtendosur, i dëlirë, i zgjidhur, i paputhitur, i papunë, i pakufizuar, i padetyrueshëm, i vogël, i ulët, i pakursyer.
Me *dorëlirë. Gjeti (ka) *fushëlirë (dikush). Gjeti *sheshlirë (dikush). Ka *dorëlirë (dikush). E ka dorënlirë (dikush) është dorëlëshuar, nuk e kursen paranë; e jep a e lëshon lehtë diçka; kund. e ka dorën shtrënguar. Ka dorëlirë (dikush) nuk e pengon asgjë dhe askush, është i lirëveprojë sipas dëshirës së vet për të bërë diçka, mundveprojë si të dojë. I lë *dorëlirë (dikujt). I lë *fushëlirë (dikujt a diçkaje). I lë *rrugë (udhë) të lirë (dikujt a diçkaje). I la *sheshlirë (dikujt a diçkaje). I lirë në *miell e i shtrenjtëkrunde (dikush). I lirë në *djathë e i shtrenjtëhirrë (dikush).

NGULËT

NGÚLËT (i, e) mb. 1.rri në një vend pa lëvizur; kund. i pangulët. Yll i ngulët. Bosht i ngulët.
2. është i përpjetë. Shpat i ngulët. Terren i ngulët.
3. fig. I përqendruar në një pikë a në një vend (për vështrimin). Shikim (vështrim) i ngulët.
4. fig. është i qëndrueshëm për një kohëgjatë, që nuk ndryshon, i patundur. Besim (mendim) i ngulët. Dije të ngulëta. Rregulla të ngulëta.
5.bëhet duke u përqendruar për një kohëgjatëdiçka; që është këmbëngulësdiçka. Me punëngulët. Studiues i ngulët.
Sin.: i ngulur, i palëvizshëm, i përqendruar, i qëndrueshëm, i pandryshueshëm, i patundshëm, i ngulshëm, ngulmues, i patundur, i ngulmët, i përhershëm, këmbëngulës, i vullnetshëm, i zellshëm.

NGURTËSUAR

NGURTËSÚAR (i, e) mb. 1.është bërë i ngurtë; që ka humbur butësinë ose elasticitetin; kund. i çngurtësuar. Lëndë e ngurtësuar. Mbeturina të ngurtësuara.
2. fig. Që ka humbur aftësinë për t’u ndryshuar ose zhvilluar më tej lirisht; i ngurtë. Teori e ngurtësuar. Trajtë e ngurtësuar.
Sin.: i fortësuar, i forcuar, i ngrirë, i ngurosur, i brirëzuar, i xhamëzuar, i shtangur, i akulluar, i ngurtë, i pandryshueshëm.

PAAPELUESHËM

PAAPELÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që nuk mundrishqyrtohet e të ndryshohet nga një gjykatë më e lartë, i prerë, përfundimtar, i pandryshueshëm; kund. i apelueshëm. Vendim i paapelueshëm.
Sin.: i padiktueshëm, i prerë, përfundimtar, i pandryshueshëm.

PACENUESHËM
PAEPTUESHËM

PAEPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., gjuh. Që nuk eptohet, që nuk është i eptueshëm, i pandryshueshëm.

PALAKUESHËM

PALAKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mundkthehet a të përkulet si lak, që nuk epet; kund. i lakueshëm. Tel i palakueshëm. Dërrasë e palakueshme.
2. gjuh. Që nuk ndryshon sipas trajtaverasë, në numër dhegjini, jo i lakueshëm; kund. i lakueshëm. Emër i palakueshëm. Pjesët e palakueshmeligjëratës.
Sin.: i papërkulshëm, i paharkueshëm, i paepshëm, i sertë, i pandryshueshëm.

PALËVIZSHËM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.