Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MUGËTÍR/Ë,~A f. 1. Dritë e dobët shpërndarë nga qielli fill pas perëndimit të diellit ose pak përpara lindjes së tij, gjysmerrësira e mbrëmjes ose e agimit, mug; koha kur zë e gdhin ose kur zë e ngryset, muzg; buzëmbrëmje ose buzë mëngjesit. Ishte ende mugëtirë. Drita e asaj mugëtire ishte e pakët për të dalluar orenditë. Vjen mugëtira e mbrëmjes (e natës, e mëngjesit). Ra mugëtira. Mugëtira po dendësohej. U bë mugëtirë u ngrys, u err. U nis që me (në) mugëtirë. Ndaj mugëtirës u largua.
2. Të qenët i pandriçuar mirë, gjendje me ndriçim të zbehtë, gjysmerrësirë. Hëna matanë maleve u bë mugëtirë. Nuk ia shihja dot fytyrën në mugëtirën e pyllit (e dhomës, e kabinës). Në mugëtirën e asaj dite (e asaj shtrëngate).
3. fig. Gjendje e paqartë a e turbullt, mjegulli; njohja jo e mirë a jo e plotë e diçkaje, dije e pamjaftueshme, paqartësi. Në mugëtirën e shekujve. Ishte në mugëtirë e s’dinte si të bënte. I mbuluar nga mugëtira mijëvjeçare.
✱Sin.: gjysmerrësirë, mug, muzg, buzëmbrëmje, paqartësi.
PANDRIÇÚAR (i, e) mb. Që nuk është i ndriçuar; që nuk është ndriçuar; kund. i ndriçuar. Fshat i pandriçuar. Lagje e pandriçuar. Mendje e pandriçuar.
PASHKOQÍTUR (i, e) mb. Që ka mbetur pa u sqaruar, që nuk është shkoqitur a zgjidhur; i ngatërruar; i paqartë; kund. i shkoqitur. Çështje e pashkoqitur.
✱Sin.: i pasqaruar, i ngatërruar, i ndërlikur, i ndërliqur, i paqartë, i pashoshitur, i hapur, i pazgjidhur, i pavendosur, i pazbardhur, i pandriçuar.
PAZDRÍTUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i zdritur; që nuk është zdritur; kund. i zdritur. Qoshk i pazdritur.
2. fig. I pasqaruar, i pandriçuar.
✱Sin.: i pasqaruar, i pazgjidhur, i pandriçuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë