Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMORALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Të qenët amoral; veprim a sjellje e pamoralshme; kund. moralitet.
✱Sin.: pamoralshmëri, pandershmëri.
IMORALITÉT,~I m. 1. Të qenët imoral; pandershmëri. Imoraliteti i shoqërisë.
2. edhe sh. ~E, ~ET Vepër a sjellje imorale, punë e pandershme.
MASKARALLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. Veprim e sjellje prej maskarai. Veprimi i tij ishte maskarallëk i madh. Pse sillet ashtu, ç’është ky maskarallëk!?
2. Punë e poshtër dhe e ndyrë. Po jua them se çfarë maskarallëku do të bëhet. Pas kurrizit të tij po luhej ndonjë maskarallëk. Merrej me maskarallëqe. Kishte bërë një mijë e një maskarallëqe.
3. kryes. sh. Fjalë të ndyra, fjalë të liga. Nxori nga goja gjithfarë maskarallëqesh.
✱Sin.: poshtërsi, pafytyrësi, paturpësi, batakçillëk, pandershmëri, ndyrësi, pisllëk, ligësi.
NDERSHMËRÍ,~A f. Cilësia e të qenët i ndershëm, të qenët i ndershëm, qëndrim moral i pastër; kund. pandershmëri, çndershmëri. Ndershmëria e trupit gjykues. Ndershmëria në punë. Punon me ndershmëri. Nuk dyshojmë në ndershmërinë e tij. Ndershmëria sjell sukses të vërtetë. Ndershmëria është virtyt.
✱Sin.: virtyt, nder, moral, pastërti, drejtësi, paanshmëri, paanësi, zemërbardhësi, besnikëri, shpirtdëlirësi, çiltërsi, çiltëri, fisnikëri.
PABESÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Të qenët i pabesë, qëndrim i pabesë ndaj dikujt a diçkaje; tradhti. Pabesia e armikut. Ia punoi në (me) pabesi.
2. Veprim i pabesë; shkelje e besnikërisë bashkëshortore. Pabesitë e armikut.
3. vet. nj. Mungesë besimi, mosbesim.
✱Sin.: pabesëri, besëprerje, tradhti, ladutëri, pabesim, njimti, thikashpinë, pusi, mosbesim, pandershmëri, dinakëri, fshehtësi, fshehuri.
PADËLIRËSÍ,~A f. 1. Papastërti; kund. dëlirësi.
2. Pandershmëri.
ÇNDERSHMËRÍ,~A f. Pandershmëri; kund. ndershmëri. E akuzoi për çndershmëri. Çndershmëria e anëtarëve të atij klubi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë