Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MISH,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Pjesa e tultë e trupit të njeriut a të kafshëve, që përbëhet nga indet e buta të muskujve dhe mbështjell eshtrat. Mishi dhe kockat. Mishi i njeriut (i kafshëve, i shpendëve, i peshqve). Mishi i dhëmbëve pjesa e tultë ku janë ngulur dhëmbët, trysa. Mishi i varfër (bised.) diafragma. Ngjyrë mishi ngjyrë trëndafili e ndezur. Ia nguli gjilpërën në mish. I qëroi (i hoqi) mishin. Më dhëmbin mishrat. E zuri në mish. S’ndahet mishi prej thoit. (fj. u.) përdoret kur flasim për dy vetë që janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin.
2. Copë nga trupi i kafshëve të therura, që përdoret për ushqim. Mish i njomë (i butë). Mish i tharë (i tymosur) pastërma. Mish i hollë mish bagëtish të imëta. Mish i trashë mish bagëtish të trasha, mish gjedhi. Mish i majmë (i shëndoshë, i dobët). Mish i pjekur (i skuqur, i zier). Mish i shijshëm. Mish tul (pa kocka). Mish i grirë. Mish lope (viçi, dashi, qengji, derri, kali, lepuri). Mish pule (pate, rose). Mish gjahu. Mish kutie. Mish me patate (me fasule). Lëng mishi. Thelë mishi. Makinë (grirëse, rrahëse) mishi. Kombinati i mishit. Dyqani i mishit. Çmimi i mishit. Një kilogram mish. Një copë mish. Gjellë me mish. S’e ha mishin. Shumë pupla e pak mish. (fj. u.) dikush fryhet a mburret shumë, por në të vërtetë ka pak vlerë. Dasmë pa mish nuk ka (nuk bëhet). (fj. u.) në çdo luftë, ka edhe të vrarë.
3. bised. Bagëti e therur për të ngrënë ose e caktuar për t’u therur. Mish i therur. Mishra të pjekura. Theri dy mishra. Poqi një mish. Solli një mish për dasmë. Çdo mish (berr) varet nga këmbët e veta (në çengelin e vet). (fj. u.) a) secili përgjigjet vetë për punën e vet, secili i del zot vetes; b) çdo njeri duhet trajtuar dhe vlerësuar sipas veçorive që ka, duhet parë më vete pa e futur në një thes me gjithë të tjerët.
4. Pjesa e jashtme e zbuluar e trupit të njeriut, trupi lakuriq; lëkura. I doli mishi i duket lëkura. E preku në mish. Mbeti në mish mbeti lakuriq. Kish dalë në mish kish dalë lakuriq. E vë (e vesh, e mban) fanellën në mish.
5. bised. Pjesa e tultë e kokrrës së disa pemëve, që mbështjell bërthamën a farat dhe që zakonisht hahet, tul. Mishi i mollës (i dardhës, i pjeshkës, i kumbullës). Mishi i ullirit. Mishi i pjeprit. Ka shumë mish.
♦ Iu bë mish (dikujt) iu gjakos (këmba, dora etj.) nga puna e rëndë a nga të ecurit, nga një sëmundje etj.; i ra copë. U bë mish për hell (dikush) u mundua e u sfilit shumë për të arritur diçka; u bë gjak; i ra mishi përtokë (dikujt); u bë copë; i ranë thonjtë (dikujt). E bëri mish e gjak (diçka) e përvetësoi thellë, e bëri të vetën plotësisht; e bëri gjak. M’u bë mishi *kokrra-kokrra. E bëri mish për poçe (dikë) mospërf. e rrahu fort, e zhdëpi në dru, e dërrmoi; i nxori rripa nga lëkura (dikujt); e bëri lakër; e bëri fërtele; e bëri pelte. Më ra mishi përtokë hoqa e lëngova shumë; u sfilita, u copëtova për diçka; u bëra mish për hell. *Cjapi mish e dhia tavë mospërf. *Copë mishi (me dy sy) përçm. *Çengel mishi përb. *Dhia mish e cjapi tavë mospërf. Gjeti mish të ngordhur! (dikush) mospërf. e trajton keq, ndryshe nga të tjerët, një njeri të pafuqishëm dhe pa përkrahje; e shpërfill, e shkel, e nëpërkëmb, e përdor keq, nuk e do; e merr nëpër këmbë (dikë); e sheh me syrin e njerkës (dikë); e ka bërë shtupë (enësh) (dikë). Hyn mish e del peshk (dikush) tall. nuk mëson asgjë më shumë, mbetet njësoj i paditur, nuk bën ndonjë përparim; hyn kungull e del kastravec. (Janë) mish e gjak janë të lidhur fort njëri me tjetrin, janë një e të pandarë, nuk shqiten nga njëri-tjetri; janë shumë të afërt dhe e duan shumë njëri-tjetrin; (janë) mish e kockë; (janë) mish e thua; u bënë gjak; topi s’i ndan. (Janë) mish e kockë janë të lidhur fort njëri me tjetrin, janë një e të pandarë, nuk shqiten nga njëri-tjetri; janë shumë të afërt dhe e duan shumë njëri-tjetrin; (janë) mish e thua; (janë) mish e gjak; topi s’i ndan. (Janë) mish e thua janë të lidhur fort njëri me tjetrin, janë një e të pandarë, nuk shqiten nga njëri-tjetri; janë shumë të afërt dhe e duan shumë njëri-tjetrin; (janë) mish e gjak; (janë) motër e vëlla; (janë) arkë e dry; topi s’i ndan. S’i ka mish brinja (dikujt) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). Kam këputur mish jam lodhur aq shumë sa nuk lëviz dot; jam vrarë e jam copëtuar në punë. Sikur ka këputur mish në thembër (dikush) tall. është dembel; hiqet sikur lodhet shumë në punë, bën sikur ka punuar shumë; as mbjell e as kopaçit iron.; ngul hunj e shkul hunj; sillet si pordha nëpër brekë bised. tall. vulg. Kërkon (do) mish pa kocka (dikush) shih kërkon qiqra në hell (dikush). Ia la plumbin në mish (dikujt) shih ia la plumbin në lëkurë (dikujt). Mishi i bardhë libr. vajza e gra që trafikohen për prostitucion. Mish (copë mishi) me dy sy mospërf. njeri i trashë nga mendja, që nuk kupton e nuk vepron, gdhe; i pandjeshëm, kërcu; mish i gjallë; mish pa kocka përçm. Me mish e me gjak i gjallë, i tëri, i plotë; ai vetë, i njëjtë (për dikë që ka lidhje gjaku ose ngjan shumë me një tjetër). Mish i gjallë mospërf. njeri me shëndet të mirë, por i trashë nga mendja; mish (copë mishi) me dy sy. Mish i huaj dikush a diçka që nuk është i përshtatshëm në mjedisin ku gjendet dhe që pengon punën ose zhvillimin e përgjithshëm; trup i huaj. Me mish e me kocka shih me mish e me gjak. Si mishi me kockën (me thuan) i lidhur fort me dikë, shumë i ngushtë me të, i pandashëm, sa nuk mund të shkëputet prej tij. Mish pa kocka përçm. njeri i squllët ose i paqëndrueshëm, që mund ta përpunojnë të tjerët si të duan; tul; mish (copë mishi) me dy sy mospërf.; tul me dy sy përçm. Mish pas lajmësi porosi që shkon dorë më dorë a njeri pas njeriu, porosi që nuk kryhet drejtpërdrejt dhe si rrjedhim nuk është e sigurt ose humbet rëndësinë. Mish në mashë. 1. Krejt i zhveshur e i zbathur, lakuriq, pa asgjë në trup; fare i pambrojtur. 2. Shumë i varfër, i këputur. Mishi i mishit fëmija i fëmijës tim, që është më i dashur dhe më i ëmbël për mua; gjaku i gjakut; mjalti i mjaltit. As mish e as peshk i papërcaktuar mirë, pa tipare dalluese e pa një vlerë të qartë, as kështu e as ashtu; as verë e as uthull. Mishi të piqet e helli të mos digjet (fj. u.) ta bësh një punë me kujdes e mirë, pa dëmtuar dikë a diçka tjetër; ta bësh diçka si duhet, me fitim e pa dëme. Mish me porosi shih mish pas lajmësi. Mish me presh e presh me mish është e njëjta gjë, s’ka ndonjë dallim, barabar është; është njësoj, po ajo gjë a po ai njeri; dhia mish e cjapi tavë mospërf.; cjapi mish e dhia tavë mospërf.; Ali hoxha e hoxhë Aliu. Me mish e me shpirt. 1. Me të gjitha forcat e mundësitë, me sa energji kam, pa kursyer asgjë; me dëshirë të madhe; me gjithë zemër. 2. Fort, shumë. Mish për top libr. keq. njerëz (ushtarë) që dërgohen me forcë a shkojnë verbërisht për t’u vrarë në luftë për interesa të tjetërkujt. M’u ngjeth (m’u drodh, m’u rrëqeth) mishi (mishtë) u trondita shumë, m’u drodh trupi, u tmerrova; u preka thellë në shpirt, u mallëngjeva shumë; m’u ngjeth (m’u rrëqeth) trupi; m’u bë mishi kokrra-kokrra. Pret *thika në mish të botës (për dikë). M’u shkoq mishi prej ashti shih më ra mishi përtokë. Vë (lidh) mish shëndoshem, ngjallem.
NDÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të ndahet në pjesë; që është i aftë për t’u ndarë në dy a më shumë pjesë; kund. i pandashëm. Nuk janë të ndashme. Me kokë të ndashme druri. Hallka të ndashme. Pjesë të ndashme. Pronë e ndashme. Xhaketë me mëngë të ndashme. Elementë kimikë të ndashëm. Grimca të ndashme.
✱Sin.: i pjesëtueshëm, i veçueshëm, i thyeshëm, i copëtueshëm.
NJË pacak. 1. Njëri, njëra, dikush, ndokush, njeri i pacaktuar (përdoret në vend të fjalës që shënon njeriun, kafshën, sendin a dukurinë, kur i veçojmë nga klasa, nga grupi a nga radha e vet). Ka ardhur një nga fshati. - Ishte me një që s’e njihja. - Të vijë një tjetër. Një për shtëpi. U mundën (u kapën) një për një. Punon një sa për dhjetë. Një nga më të diturit. Një nga më të rëndësishmet (nga më të mëdhatë). Erdhi një nga tanët. I vë një mbi një i vë njërin mbi tjetrin. M’i jep një nga një. Si një një (bised.) siç është njëri, ashtu është edhe tjetri. Një për të gjithë, të gjithë për një. (fj. u).
2. Po ai, po ajo gjë, i njëjtë. Thotë gjithnjë një fjalë. Rri në një vend. Arritën në një kohë. Janë në një klasë. Banojnë në një lagje. Janë në një moshë. Jemi në një mendje. Ligji është një për të gjithë. Flasin një gjuhë. Këto rrugë në një qafë dalin.
3. Diçka, gjë e papërcaktuar mirë, që i ngjan diçkaje (së bashku me lidhëzën si dhe një emër). E ka zënë një si grip. Dëgjohej një si gjëmim i largët. Kam një si shqetësim. Ndiej një si të mekur. M’u bë një si lëmsh në grykë. Atje tej dukej një si shtëpi.
4. I vetëm, i tërë e i pandashëm; i bashkuar në diçka të vetme. Janë bërë një trup. Dy fshatra u bënë një. Me një zë njëzëri.
5. I tillë (si kallëzues emëror, i ndjekur nga një fjali e nënrenditur). Është një që s’bëhet dy është i tillë, që s’gjen të dytë si ai.
6. Përdoret para emrit të një frymori ose të një sendi kur folësi shpreh një fare habie, admirim a përçmim. Kishte një kalë të shpejtë, që s’e kishte askush. Është një që s’e ka shoqen. Është një dhelpër ai, që s’e ka shokun.
✱Sin.: njëri, njëra, dikush, njëfarë.
♦ Bëhem një (*njësh). Është bërë një (me dikë) keq. është lidhur shumë ngushtë me dikë dhe bashkëpunon me të; është njësoj si ai. S’ia bëri as një as dy (dikujt) iu përgjigj a kundërveproi menjëherë, nuk ia zgjati; s’ia bëri të gjatë; ia preu shkurt. I bie një (po atij) *avazi. I bie *daulles në një vend (dikush). I bie *fyellit në një vrimë (dikush). I bie *jongarit në një tel (dikush). Bie në një *fjalë (me dikë). I bie një *kambane (dikush). Del (të nxjerr) në një (po në atë) *qafë (diçka). Di një më tepër (dikush) është më i zoti, ka përvojë më shumë. *Dorë me një. * E bëri të kërcejë me një *këmbë (në njërën këmbë) (dikush). Fle në një *krah (dikush). E fut në një *thes (me dikë a me diçka) keq. I fut në një *zdrukth. Futet (hyn) në një *thes (me dikë a me diçka) keq. (Të gjithë) me një *zë. Ha (e pi) në një *çanak (me dikë) keq. Kam ngrënë me një *lugë (me dikë). Ha në një *sofër (me dikë) keq. Jemi një me një (me dikë) jemi barabar, asnjeri s’ka fituar më shumë; njësoj kemi dalë ose njësoj jemi. (Është) një me një (diçka) shih (është) dorë me një (diçka). Jam në një *mendje (i një mendjeje) (me dikë). (Është) ora me një (*ora me dorë) (diçka). Janë të një *oxhaku. Janë të një *sahani keq. Janë të një *sharre. Kam një *mendje (me dikë). I kanë lidhur *pizgat (në një) mospërf. Mbështetet në (me) një *këmbë (dikush a diçka). Nget në një *krah (dikush). Ngrihet (çohet) me një *gisht (diçka). Jam ngrohur në një *vatër (me dikë). I ngjit *shkallët një nga një. Ka ngjyer në një *sahan (me dikë) keq. Një *kokë kanë. Një dhe *i pandarë. I ka prerë një *sharrë. Një *rrugë (një udhë) e dy punë. Vlojnë në një *tenxhere keq. Shtrohem (ulem) në një *tryezë (me dikë). Tërheq në një *krah (dikush). Vë në një *radhë (në një rresht) (me dikë a me diçka). Vihem në një *radhë (në një rresht) (me dikë). Me një *gojë.
NJËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Numri më i vogël në vargun e numrave natyrorë; madhësia që përfaqëson ky numër. Katra ka katër njëshe ose katër njësi. Shtoj (heq) disa njësi. Është tetë njësi më i madh.
2. Madhësi që merret si bazë për të numëruar ose për të matur madhësi të tjera të një fare. Njësi themelore (bazë). Njësi elektrike (magnetike) (elektr.). Njësi këndore (mat.). Njësi lëvizore (spec.). Njësi termike (spec.). Njësi e prejardhur (spec.). Njësi e rendit të dytë (mat.) dhjeta. Njësi e rendit të tretë (mat.) njëqind. Njësi hamullore (bujq.). Njësia jonë monetare. (fin.) leku. Njësi ushqimore (spec.). Njësi gjatësie (vëllimi, peshe). Njësi prodhimi (ek.). Njësi matjeje. Njësi pune (spec.). Njësi toke (bujq.). Njësitë e masës (e peshës) (fiz.). Njësia e kohës (fiz.). Njësitë e sipërfaqes. Sistemi ndërkombëtar i njësive.
3. Individ, grup, strukturë ose një entitet tjetër i konsideruar si përbërës strukturor ose funksional i një të tëre.
4. usht. Formacion i madh ushtarak, që përbëhet nga disa reparte (batalione, grupe etj.) a nga disa brigada të një arme ose të armëve të ndryshme dhe që kryen detyra të caktuara luftarake; formacion i vogël ushtarak që kryen një detyrë të veçantë. Njësi ushtarake. Njësi tokësore (detare, ajrore). Njësi partizane. Njësi të zgjedhura. Njësi luftuese. Njësi tankiste. Njësi të specializuara. Njësi të motorizuara. Njësi operative (taktike). Njësi gjitharmëshe. Njësi të flotës (të aviacionit). Njësi e nëndetëseve. Njësi raketash. Njësi patrullimi. Njësi të vetëmbrojtjes.
5. Dyqan i veçantë ku shiten, ku grumbullohen a ku ndreqen sende lë ndryshme. Njësi tregtare (ushqimore, industrial). Njësi shërbimi. U hapën njësi të reja.
6. Ndarje gjeografike, administrative, ekonomike etj., që bën pjesë në një të tërë. Njësi gjeografike (territoriale). Njësi administrative. Njësi ekonomike.
7. Të qenët i bashkuar si një gjë e vetme, të qenët i pandashëm, të qenët një; të qenët i njëjtë a shumë i ngjashëm; lidhje e ngushtë dhe e pandashme ndërmjet njerëzish, gjërash etj.; përbashkësi. Njësia ekonomike. Njësia politike. Njësia kombëtare. Njësia e mendimit dhe e veprimit. Njësi pikëpamjesh. Njësi veprimesh.
8. Të qenët i njësuar, i përgjithshëm e i përbashkët, të qenët një për të gjithë. Njësia e gjuhës u konsiderua arritje kulturore. U punua për njësinë e normës gjuhësore (e drejtshkrimit).
9. gjuh. Element bazë në sistemin e gjuhës ose në nënsistemet e saj. Njësi fonetike (fonologjike, sintaksore, leksikore, frazeologjike). Parashtesat dhe prapashtesat e fjalëve janë njësi të fjalëformimit.
10. Vijimësi e pandërprerë dhe e rregullt në ndërtimin e në thurjen e një vepre letrare, shtjellim i ngjarjeve i lidhur si duhet etj.; lidhje e ngushtë e shkrirje e harmonishme e elementeve rreth një ideje, rreth një çështjeje themelore në një vepër letrare, shkencore etj. Njësia e ndërtimit. Njësia e veprimit. Njësia e veprës.
✱Sin.: unitet, përbashkësi, njëjësi, barazi.
PACOPËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i copëtueshëm; që nuk mund të copëtohet, i pandashëm; kund. i copëtueshëm.
PAMBÁRTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i mbartshëm; që nuk mund të mbartet; kund. i mbartshëm. Sovraniteti i vendit është i pandashëm, i patjetërsueshëm dhe i pambartshëm.
PANDÁRË (i, e) mb. 1. Që përbën një tërësi të vetme, që nuk është ndarë në pjesë a në copa të veçanta; i bashkuar; kund. i ndarë. Truall i pandarë. Njësi e pandarë.
2. Që nuk mund të merret i shkëputur a veçan nga një e tërë kryesore.
3. Që është i lidhur ngushtë e në mënyrë të përhershme me diçka tjetër. Pjesë e pandarë e punës sonë.
4. Që rri gjithnjë bashkë me dikë. Shok i pandarë.
5. Që ka marrëdhënie të ngushta miqësie e dashurie me dikë. Miq të pandarë. Ishin një dhe të pandarë.
✱Sin.: i tërë, i gjithë, i bashkuar, i plotë, i vetëm, bitevi, i pandashëm, i pashkëputur, i lidhur, pashkoqur, i pacopëtuar, i paprerë.
♦ Një dhe i pandarë që nuk pjesëtohet me dikë a me diçka tjetër, që i përket plotësisht njërit ose që është tërësisht e drejtë e tij.; që është njëlloj.
PANDASHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pandashëm; vetia e diçkaje që është e pandashme. Pandashmëria e elementeve.
✱Sin.: papjesëtueshmëri, pazgjidhshmëri, pazbërthyeshmëri, pandasi.
PANDÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të copëtohet a të ndahet dot në pjesë të veçanta më të vogla; kund. i ndashëm. Grimca të pandashme.
2. Që nuk mund të ndahet nga diçka tjetër e njëllojtë me të; që nuk mund të merret a të kuptohet e shkëputur nga diçka tjetër. Janë pjesë të pandashme të një të tëre. Mendimi është i pandashëm nga gjuha.
3. ek. Që nuk ndahet midis anëtarëve a pjesëtarëve, i paprekshëm.
4. I pandarë. Shokë të pandashëm. Lidhje të pa ndashme.
✱Sin.: i pashkëputshëm, i pakëputshëm, i paprekshëm, i pazgjidhshëm, i pandarë, papërpjesëtueshëm, i pacopëtueshëm, i papjesëtueshëm, i pazbërthyeshëm, i ngushtë.
PANDASÍSHT ndajf. Pandashëm.
PAPJESËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të ndahet në pjesë, i pandashëm; që nuk mund të pjesëtohet pa mbetje me një tjetër (për një numër). Detyrim i papjesëtueshëm. Numër i papjesëtueshëm (mat.).
PASHKËPÚTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i lidhur fort me diçka tjetër, që nuk mund të shkëputet nga diçka tjetër, i pazgjidhshëm; kund. i shkëputshëm. Lidhje e pashkëputshme. Në mënyrë të pashkëputshme.
✱Sin.: i pakëputshëm, i pandashëm, i pazgjidhshëm.
PAZBËRTHÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të ndahet në pjesët përbërëse, që s’mund të zbërthehet pjesë-pjesë, që s’është i zbërthyeshëm; kund. i zbërthyeshëm. Lidhje të pazbërthyeshme (tek.).
2. kim. Që nuk mund të ndahet në përbërësit e vet me anë të një reaksioni kimik; që s’mund të shpërbëhet; kund. i zbërthyeshëm. Lëndë e pazbërthyeshme. Është i pazbërthyeshëm.
3. gjuh. Që ka trajtën e një njësie të vetme, e cila s’mund të ndahet a të zbërthehet në pjesë përbërëse pa humbur veçoritë sintaksore ose kuptimore. Shprehje e pazbërthyeshme. Togfjalësh i pazbërthyeshëm. Fjali e pazbërthyeshme.
4. fig. Që nuk mund të zbërthehet e të shqyrtohet me imtësi e nga shumë anë; kund. i zbërthyeshëm. Çështje e pazbërthyeshme. Është i pazbërthyeshëm.
✱Sin.: i pashpërbëshëm, i pandashëm, i pashqyrtueshëm, i paperceptueshëm.
PAZGJÍDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i zgjidhshëm; që nuk mund të zgjidhet (për diçka që është e lidhur fort a si nyjë); kund. i zgjidhshëm. Nyjë e pazgjidhshme. Lidhje e pazgjidhshme.
2. Që është i lidhur ngushtë me dikë; që nuk mund të shkëputet nga ai; që karakterizohet nga një bashkim i fortë; i pandashëm; kund. i zgjidhshëm. Lidhje e pazgjidhshme. Në mënyrë të pazgjidhshme.
3. Që nuk ka një rrugëdalje, që s’mund të zgjidhet (për një çështje etj.); kund. i zgjidhshëm. Problem i pazgjidhshëm. Detyrë (çështje) e pazgjidhshme. S’është i pazgjidhshëm (drejt.).
4. Që nuk mund të prishet, të ndërpritet a të bëhet i pavlefshëm; që nuk mund të lirohet nga lidhjet a nga detyrimet e mëparshme; kund. i zgjidhshëm. Marrëveshje e pazgjidhshme. Martesa nuk është e pazgjidhshme.
✱Sin.: i pashkëputshëm, i pandashëm, i vështirë, i parrugëdalje.
PSIKOLOGJÍ,~A f. 1. Shkenca që merret me studimin e dukurive psikike të njeriut dhe me zbulimin e me përcaktimin e ligjeve të veprimtarisë psikike.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje degësh, fushash etj. të psikologjisë: Psikologjia analitike psikologjia e personalitetit. Psikologjia biologjike psikobiologjia. Psikologjia eksperimentale degë e psikologjisë që merret me shkaqet themelore të sjelljes, përmes kryerjes së eksperimenteve. Psikologjia e edukimit degë e psikologjisë që merret me hartimin e kurrikulave, të teksteve, me përzgjedhjen e metodave të mësimdhënies, me organizimin e klasës etj. Psikologjia fiziologjike psikofiziologjia. Psikologjia humane drejtim psikologjik që beson se njerëzit janë qenie unike e të pandashëm në grupe. Psikologjia inxhinierike fushë e psikologjisë që merret me përzgjedhjen e vendit të punës, me projektimin e pajisjeve, me mënyrën e kryerjes së punës etj. Psikologjia e këshillimit fushë e psikologjisë që merret me ndihmën e njerëzve me probleme emocionale, personale etj. Psikologjia klinike psikoterapia. Psikologjia e konsumit fushë e kërkimit psikologjik që merret me sjelljen e konsumatorit gjatë blerjes së një malli. Psikologjia konjitive psikologjia njohëse. Psikologjia krahasuese degë e psikologjisë që merret me krahasimin e sjelljes së kafshëve me njerëzit. Psikologjia ligjore degë e psikologjisë që studion probleme emocionale e të sjelljes së individit, që kanë të bëjë me ligjin dhe sistemin ligjor. Psikologjia kriminale (psikologji kriminologjike) nënfushë e kriminologjisë dhe psikologjisë së aplikuar që merret me studimin e pikëpamjeve, të mendimeve, të synimeve, të veprimeve dhe të reagimeve të kriminelëve dhe të dyshuarve. Psikologjia e mësimit psikologjia e edukimit. Psikologjia e mjedisit degë e psikologjisë që merret me studimin e ndikimit të mjedisit në sjelljen e njeriut. Psikologjia moshore psikologji e zhvillimit. Psikologjia organizative degë e psikologjisë së personalitetit që merret studimin e qëndrimit dhe të motivimit në punë të punësuarve. Psikologjia e personalitetit degë e psikologjisë që studion personalitetin dhe ndryshimin e tij tek individi, duke synuar të tregojë se njerëzit janë individualisht të ndryshëm për shkak të faktorëve psikologjikë. Psikologjia e sjelljes anormale fushë e psikologjisë që merret me diagnostikimin e trajtimin e sjelljes anormale te njerëzit. Psikologjia sociale degë e psikologjisë që merret me ndikimin e të tjerëve mbi mendimet, ndjenjat dhe mbi sjelljen e një individi. Psikologjia sportive degë e psikologjisë që merret me studimin dhe zbatimin e parimeve të psikologjisë në veprimtaritë sportive. Psikologjia e shëndetit fushë e psikologjisë që merret me ndikimet psikologjike në shëndetin e njeriut. Psikologjia e zbatuar psikologjia e aplikuar. Psikologjia e zhvillimit degë e psikologjisë që merret me studimin e rritjes fizike e mendore dhe të ndryshimeve sjellore te njeriu.
3. Lënda që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; teksti që përmban këto njohuri. Teksti i psikologjisë.
4. Tërësia e proceseve psikike që lidhen me një veprimtari të caktuar e me kushte të caktuara të jetesës së një njeriu a të një grupi njerëzish.
5. Tërësia e veçorive të botës shpirtërore të njeriut a të një grupi njerëzish, formimi shpirtëror. Psikologjia e shkrimtarit (e artistit, e shkencëtarit, e fëmijës, e plakut). Psikologjia e pronarit.
TOGFJÁLËSH,~I m. sh. ~A, ~AT gjuh. Njësi sintaksore që merr pjesë në ndërtimin e fjalisë dhe që përbëhet nga dy a më shumë fjalë kuptimplota, me lidhje të ngushta gramatikore e kuptimore me njëra tjetrën (p.sh. detyra të mëdha, bukë gruri, dy nxënës, mot me diell, shumë ditë etj.). Togfjalësh i thjeshtë (i përbërë). Togfjalësh nënrenditës (bashkërenditës, këpujor). Togfjalësh me (pa) parafjalë. Togfjalësh i qëndrueshëm (i pandashëm, i lirë). Togfjalësh emëror (mbiemëror, foljor, ndajfoljor, frazeologjik). Togfjalësh përcaktues (thirror). Togfjalësh i varur (i pavarur).
UNITÉT,~I m. 1. Bashkim i fortë e i pandashëm, që mbështetet në tiparet, në qëllimet e në interesat e përbashkët; lidhje e ngushtë në një të tërë të vetme; të qenët një i vetëm; përputhje e plotë e anëve të ndryshme; ngjashmëri e plotë; njësi. Uniteti i familjes. Uniteti i veprës. Uniteti i botës (filoz.). Uniteti i formës me përmbajtjen. Uniteti i gjuhës me mendimin. Janë në unitet.
2. edhe sh. ~E, ~ET Njësi matëse bazë për diçka, njësi.
✱Sin.: bashkim, njësi, bashkësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë