Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAMOTIVUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pamotivueshëm; vetia e diçkaje që është e pamotivueshme; mungesë motivueshmërie; kund. i motivueshmëri.
PAMOTIVÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk ka arsye ose rrethana për ta shpjeguar e mbështetur; i papërligjshëm; kund. i motivueshëm. Mendim (propozim, qëndrim) i pamotivueshëm. Sjellje e pamotivueshme.
2. gjuh. Që nuk mund t’i përcaktohet prejardhja kuptimore; që nuk i dihet lidhja me kuptimin e parë. Fjalë (njësi frazeologjike) të pamotivueshme. Kuptim i pamotivueshëm.
✱Sin.: i papërligjshëm, i paarsyeshëm.
PAPËRLÍGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të pranohet si i drejtë a i rregullt; që nuk mund të përligjet; kund. i ligjshëm. Vendim (qëndrim, veprim) i papërligjshëm. Përgjim i papërligjshëm. Shkencërisht i papërligjshëm.
✱Sin.: i papërligjur, i pamotivueshëm, i padrejtë, i pambrojtshëm, i paarsyeshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë