Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FYTYRËQÉSHUR mb. Që ka pamje të qeshur, që i qesh fytyra; fytyrëçelur. Vajzë fytyrëqeshur.
✱Sin.: fytyrëçelur, syqeshur, pamjeçelur, nurbardhë.
NGAZËLLÚAR (i, e) mb. I gëzuar pa masë për diçka, që e ka pushtuar një hare e madhe; që shpreh gëzim të thellë për diçka. Zëra të ngazëlluar. Britma të ngazëlluara. Njeri i ngazëlluar. I ngazëlluar nga pamja para syve.
✱Sin.: i gëzuar, i ngazëllyer, i pabrengë, i pahall, i padert, pamjeçelur, i gazmendshëm, gazmor, gazplotë, nurbardhë.
PAMJEVRÁNËT mb. I ngrysur, i vrenjtur, hijerëndë; kund. pamjeçelur. Burrë pamjevranët.
PAMJEÇÉLUR mb., poet. Që ka pamje të gëzuar, që është gjithnjë fytyrëqeshur. Vajzë pamjeçelur.
✱Sin.: fytyrëqeshur, fytyrëçelur, i hareshëm, nurbardhë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë