Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATROFÍ,~A f. sh. ~, ~TË biol., mjek. Pamjaftueshmëri e përgjithshme e organeve ose e indeve të veçanta të organizmit për shkak të mungesës së ushqimit, mosfunksionimit për një kohë të gjatë ose për shkak të pleqërisë; dobësim ose tkurrje e masës së një organi, të një qelize ose të një indi. Atrofi e muskujve. Atrofi e dorës (e kockës). Atrofi qelizore. Atrofi indore. Atrofi patologjike. Atrofi e trurit (senile).
✱Sin.: dobësim, ligështim, rrëgjim, zvogëlim, tkurrje, humbje, mpirje, venitje, vyshkje.
BOSHLLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Hapësirë e zbrazët, vend bosh; zbrazëti. Boshllëk i madh. Bie në boshllëk. Krijon boshllëk.
2. Vend i lirë, zbrazëti; mungesa e diçkaje në vendin e duhur; shkëputje, ndërprerje në diçka. Lë boshllëk. Mbush boshllëkun.
3. fig. Pjesa e paplotësuar e diçkaje, mangësi në diçka, e metë. Boshllëqet e kaluara. Boshllëqe në punë. Boshllëqet e nxënësve. Ka boshllëqe.
4. fig. Zbrazëti a gjendje e rëndë shpirtërore, pikëllim i thellë nga një humbje e rëndë e pazëvendësueshme, nga një goditje, nga dëshpërimi etj. Ndiej një boshllëk. Kam një boshllëk të madh në zemër.
✱Sin.: zbrazëti, mungesë, shkëputje, ndërprerje, e metë, cen, mangësi, pamjaftueshmëri, gjysmakësi, defekt.
♦ La boshllëk (dikush a diçka) ndihet shumë largimi i dikujt a humbja e diçkaje, krijoi një zbrazëti mungesa e tij. Mbush boshllëkun plotësoj diçka që nuk është bërë; zëvendësoj mungesën e dikujt a humbjen e diçkaje.
INSUFICIÉNC/Ë,~A f., mjek. Pamjaftueshmëri. Insuficiencë kardiake (koronare, pulmonare).
MUNGÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mosqenia e dikujt në një vend të caktuar; gjendja kur dikush nuk është i pranishëm në vendin e në kohën e caktuar; shënim që vihet në dokumente të posaçme, kur dikush nuk paraqitet a nuk ndodhet në kohën e caktuar në vendin e punës, në mësim etj. Mungesë e arsyeshme (e paarsyeshme). Mungesa të shumta. Mungesa e tij në mbledhje. Regjistri i mungesave. Shkaku i mungesës. Në mungesë të dikujt kur dikush mungonte. Dënim në mungesë. (drejt.) dënim që i jepet dikujt pa qenë ai vetë i pranishëm në gjyq. E zgjodhën në mungesë. E ndiejmë mungesën e dikujt. Nuk ka mungesa të shumta. Shënon (mban) mungesat. S’bën mungesa nuk mungon.
2. Gjendja kur diçka mungon, nuk duket, nuk shfaqet etj. (një dukuri, një tipar etj.); gjendja kur diçka nuk është e plotë a në shkallën e duhur. Mungesa e qartësisë (e zotësisë, e aftësisë, e zgjuarsisë). Mungesa e dëshirës (e vullnetit, e durimit, e rregullit, e organizimit, e disiplinës). Mungesë kulture (edukate, takti).
3. Gjendja kur sendet, lëndët etj. nuk janë në sasinë e caktuar ose në sasi të mjaftueshme; pamjaftueshmëri e diçkaje që na duhet, nevojë që kemi për diçka; diçka që na mungon. Mungesa të përkohshme. Mungesa e lëndës së parë (e municioneve, e materialeve). Mungesë të hollash (mjetesh). Mungesë forcash. Mungesë shirash. Mungesë shkollash (spitalesh). Nuk kemi asnjë mungesë s’na mungon asgjë. Plotësuan mungesat.
4. E metë, dobësi. Mungesa të mëdha (të theksuara). Mungesa subjektive (objektive, organizative). Mungesat miku-mikut ia duron. (fj. u.).
✱Sin.: mangësi, mosprani, mosqenie, mungim, pamjaftueshmëri, papërsosuri, e metë, cen, dobësi, çalim, zbrazëti, boshllëk, elipsë.
NGUSHTËSÍ,~A f. 1. Vetia e një sendi ose e një hapësire të ngushtë, të qenët i ngushtë; kund. gjerësi. Ngushtësia e vendit (e dhomës, e shtëpisë...). Ngushtësia e trasesë së rrugës. Vuante nga ngushtësia e kraharorit.
2. fig. Qëndrim i ngushtë për diçka; kufizim i tepruar në kuptimin, vështrimin, gjykimin a trajtimin e diçkaje; të qenët i ngushtë. Ngushtësi e mendjes. Ngushtësia e botëkuptimit (e horizontit, e mendjes). Ngushtësia e tematikës. Ngushtësia e pikëpamjeve.
3. fig. Gjendje e keqe ekonomike, ngushticë. Ngushtësia ekonomike.
✱Sin.: kufizim, pamjaftueshmëri, ngurtësi, ngushticë, angështi, varfëri, vështirësi, zemërngushtësi, njëanshmëri, shpirtngushtësi, meskinitet.
PAMJAFTUESHMËRÍ,~A f. 1. libr. Të qenët i pamjaftueshëm; vetia e diçkaje që është e pamjaftueshme; kund. mjaftueshmëri. Pamjaftueshmëria e ushqimit. Pamjaftueshmëria e provave (e të dhënave). Pamjaftueshmëri informacioni.
2. mjek. Veprimtari e mangët e një organi, që nuk i plotëson funksionet e duhura. Pamjaftueshmëria e zemrës.
✱Sin.: mangësi, ngushtësi, varfëri, papërsosuri, dobësi.
PAMJAFTËSÍ,~A f. Pamjaftueshmëri. Pamjaftësia e ndihmës ekonomike.
PAPËRSOSURÍ,~A f. Të qenët i papërsosur, vetia e diçkaje të papërsosur; mungesë përsosurie; kund. përsosuri.
✱Sin.: mangësi, pamjaftueshmëri.
SHOK,~UII m. vet. nj. 1. mjek., psikol. Gjendje fiziologjike që shfaqet me pamjaftueshmëri akute të qarkullimit të gjakut, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak të një aksidenti etj.; sindrom që manisfestohet me çrregullime të qarkullimit të gjakut, dëmtim të funksioneve jetësore etj. Gjendje shoku. Është në gjendje shoku. Simptomat e shokut.
2. fig. Emocion i fuqishëm dhe i papritur; shqetësim i madh fizik dhe psikologjik; shpërthim dërrmues; goditje psikologjike; traumë. Ai është ende në shok. Ajo vuan nga shoku. Po shërohet nga shoku. Humbja e punës i shkaktoi shok psikologjik.
3. Pjesë e parë apo e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta që lidhen me lloje të ndryshme të kësaj gjendjeje. Shok traumatik gjendje që shkaktohet si pasojë e një traume psikologjike ose fizike. Shok kardiogjen dështim akut i qarkullimit të gjakut që shkaktohet si pasojë e mosfunskionimit të zemrës, e pamundësisë pompuese të saj për të furnizuar trupin me gjak. Shoku infektiv ose septik dështimi akut i qarkullimit të gjakut, që lidhet me një infeksion bakterial. Shoku toksik sindrom infektiv i shkaktuar nga disa lloje infeksionesh bakteriale, që mund të prekë të gjitha organet dhe shkakton dështim akut të qarkullimit të gjakut. Shoku kulturor efekti i krijuar tek një individ kur çuditet, zihet në befasi nga një kulturë të huaj. Terapia (metoda) e shokut metodë terapeutike që përdoret në disa sëmundje infektive ose gjendje psikiatrike për të shëruar shokun biologjik ose atë psikologjik.
✱ Sin.: tronditje, traumë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë