Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GRÝK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT [GRÝK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] 1. Pjesa e prapme e gojës, ku nis gypi i ushqimit dhe i frymëmarrjes, fyt; ana e përparme e qafës. Më dhemb gryka. Flet me grykë i nyjëton fjalët me timbër grykor. U ngop deri në grykë hëngri tej mase.
2. sh. ~A, ~AT Pjesa e sipërme dhe e ngushtë e pushkës, e shishes, e një ene a e diçkaje tjetër; ana e ngushtë ku futet a del diçka. Gryka e shishes. Gryka e pusit. Gryka e thesit. Gryka e topit. Gryka zjarri (usht.) topa luftarakë.
3. bised. Gojë. E mbylli grykën.
4. sh., mjek., bised. Bajamet. I janë ënjtur grykët.
5. Këmishë, fustan a veshje tjetër e sipërme me jakë që mbyllet; grykëse. Veshi grykën jakë, grykëz. Mbërtheu grykën.
6. sh. ~A, ~AT gjeogr. Vend i ngushtë dhe i thelluar midis dy maleve, ku mund të kalohet ose ku zakonisht rrjedh një lumë a përrua; shteg mali; gji deti a liqeni midis brigjesh të larta; grykëderdhje. Gryka e Këlcyrës. Gryka shkëmbore. Gryka e Drinit.
7. Pjesa e sipërme e gjellës, e qumështit etj.: Gryka e qumështit ajka. I dha grykën e gjellës.
8. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta. Grykët e bardha (gryka e keqe, gryka e ligë) (mjek., bised.) difteria.
✱Sin.: lëfyt, rryl, gllup, fyt, çumbër, vetë, tytë, bajame, bartha, jakë, gji, derven, grykëderdhje, ajkë, shtizë, prag, fytas.
♦ M’u bë *drokth në grykë (diçka). Iu bë *halë në grykë (në fyt) (diçka). M’u bë (një) *lëmsh (në grykë). M’u bë *nyjë (komb) në grykë (diçka). M’u bë *lak në grykë (në fyt) (diçka). M’u bë (një) *lëmsh (në grykë) (diçka). M’u bë (m’u mblodh, m’u lidh) *nyjë (në grykë) (diçka). M’u bë *xhumbë (në grykë) (diçka). Është futur deri në grykë (dikush) ka marrë borxh shumë para ete shumë veta, është mbytur në borxhe; është zhytur në maskarallëqe, është përzier në shumë punë të pista, në poshtërsi etj.; është zhytur deri në thonj2. Grykë më (për) grykë fytafyt, fytas, grykas. (Bie shi) me grykë gjymi bie shi i madh, bie shumë shi; rrjedhin (kullojnë) qiejt. Gryka e kazanit pjesa më e mirë e gjellës; gjellë e zgjedhur; kund. fundi i kazanit. Me grykën e pushkës (e armëve) me luftë të armatosur, me kryengritje të armatosur; me dhunë. Në grykë të varrit shih në buzë të varrit. Ha me dy gryka (dikush) është grykës i madh; është i pangopshëm, është lakmitar i madh; e ka fytin të gjatë. Iu hap gryka (dikujt) bised. e kapërcen një ndrydhje a shtrëngim dhe e ndien veten të lirë të kërkojë diçka me këmbëngulje, të shajë etj.; iu hap (iu çel) goja. I hodhi (i vuri) *lakun në grykë (në qafë) (dikujt). I hodhi (i vuri) *litarin në grykë (në qafë) (dikujt). I hidhem në grykë (dikujt) i vërsulem, e sulmoj menjëherë; nuk e lë të vijojë më tej për diçka që nuk më pëlqen; i hidhem në fyt. Jam deri në grykë. 1. Jam i ngopur me diçka, s’dua më, s’pranoj a s’duroj dot më shumë, nuk mbaj dot më shumë; jam deri në fyt. 2. Jam shumë i zënë, kam shumë punë, më mbytën punët e s’kam fare kohë për diçka tjetër; jam deri në fyt. Është në grykë të topit (dikush) është para një rreziku të madh; është në gojë të ujkut. E kam *hallkën në grykë. E kam *lakun në grykë (në qafë). E kam *litarin në grykë në qafë (në fyt). E kam *thikën në grykë (në fyt). *Kockë në grykë (në fyt). M’u lidh në grykë. 1. Më ngeci ushqimi e nuk përcillem dot më (nga tronditja, nga frika etj.); nuk më hahet, më iku fare dëshira për të ngrënë, m’u pre oreksi; më ngeci (më mbeti) në grykë. 2. Më shkoi dëm diçka e pamerituar; e pësoj nga një veprim i keq, nuk e gëzoj atë për të cilën jam përpjekur që ta kem (zakonisht pa të drejtë); më ngeci (më mbeti) në grykë; m’u lidh në fyt. Me *litar në grykë (në qafë). M’u mblodh (m’u mbështoll) në grykë m’u krijua një ankth aq i madh sa po më mbyt, u mallëngjeva aq shumë sa më duket sikur kam diçka në grykë që më zë frymën. M’u mblodh (një) *lëmsh (në grykë). Jam mbushur deri në grykë shih jam mbushur deri në fyt. Ia mbyll (ia zë) grykën (dikujt) keq. shih ia mbyll (ia zë) gojën (dikujt). E mbylli grykën (dikush) shih e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush). Më ngeci (më mbeti) në grykë (diçka). 1. Nuk munda të flisja më, nuk arrita ta mbaroja fjalën; më ngeci (më mbeti) në fyt; më ngeci (më mbeti) në gojë; m’u tha pështyma (në gojë, në fyt); m’u bë lak. 2. Nuk e gëzova diçka të pamerituar, më doli më për keq, e pësova; m’u lidh në grykë; m’u bë halë në grykë (në fyt); më ngeci (më mbeti) në fyt. Të ngectë në grykë! mallk. shih të zëntë fytin! mallk. Njom (lag) grykën shih njom (lag) gojën. Ma solli në grykë të pushkës. 1. (dikë). Ma nxori në vend të volitshëm për ta vrarë, për ta goditur a për t’i bërë një të keqe tjetër; ma solli në shteg. 2. (diçka). M’i përgatiti të gjitha kushtet e nevojshme që ta kryej lehtë një punë. M’u tha gryka (për diçka) shih m’u tha buza (për diçka). Më theri në grykë (dikush) më bëri dëm të madh, më dëmtoi rëndë a më la pa gjë; më preu krahët. *Thes me dy gryka përb. I ka vënë *duart në grykë (në fyt) (dikujt). I ka vënë *këmbën në grykë (në fyt) (dikujt). I vuri *shkelmin në grykë (në fyt) (dikujt). I vuri *thikën në grykë (në fyt) (dikujt). I vuri *thonjtë në grykë (në fyt) (dikujt). Më ka ardhur te gryka (dikush a diçka) më ka mërzitur shumë, nuk e duroj dot. Më erdhi në grykë të pushkës (dikush) më erdhi në vend të volitshëm për ta vrarë, për ta goditur a për t’i bërë një të keqe tjetër; më erdhi në shteg. Më erdhi mëlçia në grykë nuk duroj dot më, s’mbaj më, ka kaluar çdo kufi i durimit; kam neveri; më erdhi (shpirti) në majë të hundës. Më erdhën ngritën *zorrët në grykë (në fyt). E zuri (e kapi, e mbërtheu) për gryke (dikë) shih e zuri (e kapi, e mbërtheu) për fyti (dikë). Të zëntë grykën! mallk. shih të zëntë fytin! mallk. U zu (u kap) për gryke (me dikë) shih u zu (u kap) për fyti (me dikë). Iu zgjidh gryka e thesit (dikujt) filloi dikush të flasë e të tregojë të gjitha sa mbante të fshehura, i derdhi të gjitha ç’mbante përbrenda; iu zgjidh gjuha.
HÁL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Secila nga eshtrat e gjata dhe të holla si gjilpërë, që kanë peshqit në të dyja anët e boshtit të kurrizit ose nëpër mish. Halë peshku. Peshk pa hala. E shpoi (i ngeci) një halë. I heq halat (peshkut). Halë e kurrizit (anat.) boshti kurrizor.
2. Fije e hollë dhe e mprehtë te kalliri i të lashtave. Halat e grurit (e thekrës). Grurë me (pa) hala.
3. Gjethja e drurëve halorë, e cila është e hollë dhe e gjatë. Halë pishe (bredhi).
4. bot. (lat. Pinus nigra) Pishë, pisha e zezë është një pemë e madhe halore me gjelbërim të përhershëm, me rrënjë boshtore të forta, me trung të drejtë; gjethet e së cilës janë të gjata dhe të forta, të gjelbra në të errët dhe të grupuara dy e nga dy. Dru hale. Pyll hale.
5. edhe fig. Spicë, thumb, gjilpërë. Halë bari. Halë këpucësh. Flet me hala.
6. si mb., fig. Shumë i mprehtë. I ka dhëmbët halë. E mprehu briskun e bëri halë. E ka gjuhën halë.
✱Sin.: gjemb, gjilpërë, kallëz, spicë, ferrcë, ashkël, thumb, eshtër, krecë, kunj, thekë.
♦ Iu bë halë në grykë (në fyt) (diçka) nuk e gëzoi dot dikush diçka të pamerituar; nuk i shërbeu ashtu si donte a si ish përpjekur për diçka, madje i solli dëm; i ngeci (i mbeti) në grykë; i mbeti (i ngeci) në fyt. M’u bë halë (ferrë) në sy (dikush) më është mërzitur shumë sa s’e duroj dot, më është ngjitur e më shqetëson shumë; më është neveritur sa s’e shoh dot me sy; m’u bë gjak në sy; m’u bë gjemb në sy; m’u bë kripë në sy. E do si halën në sy (dikë) iron. e urren shumë; e do si prushin në gji. Halë në përpeq dikush që fut hundët kudo e përherë. Nuk ka halë e byk (diçka) nuk ka asnjë të metë a mangësi, është bërë shumë mirë. E kam halën (litarin, lakun, thikën) në *grykë. E ka halë në sy (dikë) e urren shumë dikë, ka neveri prej tij, s’e duron dot; nuk e do, nuk e pëlqen fare dhe do që ta heqë qafe e të shpëtojë prej tij; e ka ferrë në sy; e ka kripë në sy; nuk e sheh dot me sy; i dhembin sytë (kur e sheh dikë); i therin sytë (kur e sheh dikë); (e do) si kripën në sy iron.; (e do) si zjarrin në gji iron.; e ka prush në gji; (e do) si kau kashtën iron.; i ha zorrët (dikush); iu bë ujk (dikush). Kërkon (gjen) halën në përpeq (dikush) i shikon gjërat me shumë imtësi, duke u përpjekur që doemos të gjejë ndonjë të metë, sado të vogël; i vë qëllim vetes të zbulojë diçka të keqe edhe aty ku nuk ka; kërkon qimen në vezë (në përpeq). (Shkoi) si *ngjala te hala (dikush).
HARÁM mb. 1. fet. Që është i palejueshëm ose i ndaluar (kryesisht në fenë islame).
2. I prapë, jo i mbarë; që është bërë haram (për dikë) kund. hallall, i mbarë, i drejtë. Vajzë harame. Shoqëri harame.
3. Që është fituar pa djersë, e pamerituar. Mall haram.
✱Sin.: i prapë, i mbrapshtë, i pavlerë, i pamerituar, i padobishëm, rrugaç.
HARÁM,~I m. bised. 1. fet. Diçka e palejueshme, e ndaluar (sipas fesë islame).
2. Diçka që nuk është fituar me punë të ndershme e me djersë; që nuk të takon a që nuk e meriton; gjë e pamerituar; kund. hallall. E pastë haram! (mallk.) Iu bëftë haram! (mallk.) S'do (s'merr) haram. E hante bukën haram.
JOMERITÓR,~E mb. I pamerituar; kund. meritor. Punësim në baza jomeritore.
MADHNÍM,~I m. 1. Veprimi që madhnon dikë ose diçka; veprimi që madhnohet dikush ose diçka; nderim shumë i madh, lartësim, adhurim, madhërim. Shkruaj për madhnimin e popullit tim. Madhnimi i Allahut.
2. Lavdërim i tepruar, nderim i pamerituar, madhërim. Ai poet nuk ka përfituar asgjë nga liria e kohës në madhnimin e vetes.
OKUPÚAR (i, e) mb., libr. 1. I pushtuar. Qytet i okupuar. Ky vend ishte i okupuar nga nazistët.
2. fig. I zënë me ndonjë angazhim apo detyrë; i zënë me punë. Jam i okupuar me punë. Njeriu, në kohën e sotme, është i okupuar me vetveten dhe për të ardhmen e tij.
3. fig. Që është zënë pa të drejtë (një hapësirë, një vend etj.); që ka marrë një pozicion të pamerituar. Gati gjysma e hapësirës ështe e okupuar nga ndërtime pa lejë.
PADRÉJTË (i, e) mb. 1. Që është në kundërshtim me të vërtetën, që nuk shpreh a nuk mohon drejtësinë e të vërtetën; jo i drejtë, i gabuar, i shtrembër; kund. i drejtë. Mendim (gjykim) i padrejtë. Qëndrim (veprim) i padrejtë. Çështje e padrejtë. Luftë e padrejtë luftë për të pushtuar vendet e tjera. Rrugë e padrejtë rrugë e shtrembër, e gabuar (fig.).
2. Që nuk është në përputhje me të drejtën, me rregullat a me ligjet, që nuk është me vend, i paarsyeshëm; kund. i drejtë. Dënim i padrejtë. Kërkesë (ankesë) e padrejtë. Ndarje e padrejtë.
3. Që nuk gjykon e nuk vepron me drejtësi a me paanësi; kund. i drejtë. Njeri i padrejtë. U tregua i padrejtë.
✱Sin.: i gabuar, i shtrembër, i paudhë, i paarsyeshëm, i pamerituar, i anshëm.
PAMERITÚAR (i, e) mb. 1. Që është arritur pa mundim a pa punë, pa bërë përpjekjet e duhura; që i është dhënë dikujt pa të drejtë, që nuk i takon me të drejtë; kund. i merituar. Fitore e pamerituar. Notë e pamerituar.
2. I padrejtë. Dënim (ndëshkim) i pamerituar.
✱Sin.: i pameritë, i pameritueshëm, i padrejtë, i pamundim, haram.
PAMERÍTË (i, e) mb., libr. Që nuk e meriton, i pamerituar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë