Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPLOTËSÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është plotësuar tërësisht, i paplotë; kund. i plotësuar. Vend i paplotësuar. Shumë e paplotësuar.
2. Që nuk është mbushur me shkrim, i bardhë; kund. i plotësuar. Formular i paplotësuar. Skedë (kartelë) e paplotësuar.
3. Që nuk është zbatuar a kryer plotësisht; që nuk është çuar deri në fund, i pakryer; kund. i plotësuar. Detyrë e paplotësuar. Porosi e paplotësuar.
4. Që nuk është përmbushur; kund. i plotësuar, i përmbushur. Dëshirë e paplotësuar. Nevoja të paplotësuara.
✱Sin.: i paplotë, i bardhë, i pashkruar, i pakryer, i papërfunduar, i pambaruar, i pambushur, i pambyllur, i papërmbushur, i pazbatuar, i pajetësuar.
PASHKRÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është shkruar ende; që s’është paraqitur a ngulitur me shkrim. Gjuhë e pashkruar.
2. Që zbatohet sipas zakoneve e traditës; që nuk ka marrë trajtë zyrtare të ngulitur në dokumente të shkruara; kund. i shkruar. Ligj i pashkruar. Normë e pashkruar.
3. Që nuk është e shkruar, që është e bardhë (për një letër); kund. i shkruar. Fletë (faqe) të pashkruara. Letër e pashkruar.
✱Sin.: i bardhë, i paplotësuar, i pazyrtarizuar, i pashprehur, i pambushur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë